LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e Ujit, KRU ‘Hidrodrini’: Në kohë pandemie, rëndësia e ujit është dyfishë jetike

Dita Botërore e Ujit, KRU ‘Hidrodrini’: Në kohë pandemie, rëndësia e ujit është dyfishë jetike

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka thënë se përdorimi dhe shpenzimi i ujit në kohë pandemie është dyfish jetike.

Sipas kompanisë, shpenzimi racional i ujit ndihmon në parandalimin dhe transmetimin e virusit.

“Uji na duhet në çdo sekondë të jetës, sepse uji është jetë. Mirëpo, në kushte pandemie, ju e dini se, ofrimi i ujit të sigurt dhe kushteve të sigurta të higjienës dhe pastrimit janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit të njeriut gjatë shpërthimeve të sëmundjeve infektive, duke përfshirë edhe shpërthimin e COVID-19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/