Sot është Dita Botërore për Ndërgjegjësimin për Autizimin, shenjat e së cilës shfaqen tek fëmijët pas moshës 1-2 vjeç, specialistët e shëndetësisë apelojnë për sensibilizimin e opinionit publik për përkrahje ndaj fëmijëve autistë dhe integrimin e tyre në shoqëri.
Dita botërore e autizmit, 2 prilli, është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit. Si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë, do të shënohet kjo ditë, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje.
Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë – ANAK, shënon Ditën Ndërkombëtare të Autizmit dhe njëherit edhe fillimin e kampanjës vedijësuese mbi Autizmin për Prill 2016, me moton “Kam të Drejtë të jem Ndryshe!”.
Shënimi i 2 Prill do të bëhet në sheshin Nëna Terezë, në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00, ndërsa, përmes vullnetarëve – studentë të UP – Aktiviteti do të shtrihet edhe në regjionet tjera të Kosovës.
“Aktiviteti i ditës së nesërme përfshinë: vendosje e kuotave mbi autizmin në një dru në sheshin Nëna Terezë – Prishtinë dhe pranë kuvendeve komunale në ç do regjion të Kosovës. shitje të kartolinave dhe zbukurimeve tjera të punuara nga ANAK, ofrim i Muffins për qytetarët shoqëruar me një kuotë mbi autizmin dhe shpërndarje e broshurave me informata mbi organizatën dhe shërbimet e nevojshme për autizëm”, thuhet në njoftim.
I identifikuar në vitin 1943, autizimi është një çrregullim ende jo shumë i njohur, ndaj specialistët thonë se trajtimi i tij duhet të kthehet në prioritet të politikave shëndetësore dhe sociale bashkë me më tepër vëmendje ndaj fëmijëve që preken nga kjo sëmundje.
Bazuar në të dhënat shëndetësore, autizmi ka një prevalencë më të madhe se 0.1%. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike, ndaj dhe është vështirë të krijohet më shumë dijeni për këtë gjendje, pohojnë specialistët.
Sipas klasifikimit ndërkombëtar të sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, autizmi shfaqet tek fëmijët para moshës tre vjeçare dhe shoqërohet me vonesa në ndërveprimet e tyre shoqërore, gjuhë, shenja, apo lojëra përfytyruese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani takoi ambasadorë të shteteve evropiane, shprehu nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës
Haliti i PDK-së thotë se mund ta bëjnë Qeverinë bashkë me Kurtin
Kurti takon partnerët e koalicionit nga komunitetet joshumicë, flasin për zgjedhjet parlamentare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251