LAJMI I FUNDIT:

Distria Krasniqi e pafat, fiton medaljen e argjendtë pas humbjes në finalen Grand Slamin e Parisit

Distria Krasniqi e pafat, fiton medaljen e argjendtë pas humbjes në finalen Grand Slamin e Parisit

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi u mposht në finale nga  francezja Amandine Buchard.

Distria e ka nisur nga raundi i dytë garën dhe ka marrë një fitore jo edhe aq të vështirë ndaj francezes, Anais Mosdier.

Pejania këtë përballje e ka fituar me ‘ippon’ pas vetëm 1:42 minutave lojë, duke siguruar kalimin tutje.

Në luftën e dytë, xhudistja jonë u ndesh me kundërshtaren nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

Edhe në këtë përballje, Distria arriti të triumfojë, por në kohën shtesë me anë të një Waza-ari në një luftë që zgjati plot 6 minuta e 26 sekonda.

Me këto dy fitore, pejania u kualifikua në gjysmëfinale ku u desh të përballet me zviceranen, Fabienne Kocher.

26-vjeçarja nga Kosova fitoi me anë të një Waza-ari dhe pastaj një ‘Ippon’ pas 57 sekondash luftë dhe kështu siguroi finalen e madhe në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Distria Krasniqi kualifikohet për në finalen e Parisit - prek me një dorë medaljen e artë
Lexo po ashtu Distria Krasniqi kualifikohet për në finalen e Parisit - prek me një dorë medaljen e artë

Në finale, Distria u tregua e fortë, por jo mjaftushëm ndaj francezes Amandine Buchard, e cila renditet e para në këtë kategori.

Xhudistja jonë u mposht në vazhdime me ‘pikë të artë’ nga Buchard.

Kështu, Distria u desh të mjaftohet me medaljen e argjendtë, por ky është një sukses pasi xhudistja jonë ka kaluar nga kategoria deri në 48 kilogramë në 52 kilogramë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori