LAJMI I FUNDIT:

Distria Krasniqi e artë në Grand-Prix Antalya

Distria Krasniqi e artë në  Grand-Prix Antalya

Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kg në Grand-Prix Antalya.

Ajo e ka mposhtur në finale xhudisten nga Britania, Chelsie Giles.


Krasniqi ka fituar me rezultat të përgjithshëm 10-0.

Ajo e ka donimuar lufrën nga fillimi në fund.

Krasniqi pas meçit

Per të arritur në finale Distria Krasniqi, në çerekfinale e mposhti izraeliten, Gefen Primo, ndërsa në gjysmëfinale fitoi ndaj xhudistes nga Turkmenistani, Gulbadam Babamuratova.

Më herët xhudistja, Fjolla Kelmendi, ka fituar medaljen e argjendtë në garat që po mbahen në Turqi në kuadër të Grand Prix Antalya. /Telegrafi/