LAJMI I FUNDIT:

Distanca sociale, zëri në stadium, topa e dezinfektuar: Tetë gjërat kryesore që u panë në rikthimin e Ligës Premier

Distanca sociale, zëri në stadium, topa e dezinfektuar: Tetë gjërat kryesore që u panë në rikthimin e Ligës Premier

Liga Premier ka startuar këtë të mërkurë me ndeshjen Aston Villa – Sheffield United që u mbyll 0-0 në Villa Park.

Sezoni u shty përkohësisht në mars për shkak të ndikimit të pandemisë së coronavirusit, ndërsa me rikthimin e saj u pa një numër i rregullave dhe dukurive që më ndryshime, por që po zbatohen në mënyrë të përkryer.


Pas rifillimit të Bundesligës, Series A dhe La Ligas, ishte radha e Ligës Premier.

Këtu janë tetë pyetje kryesore që kanë marr përgjigje që në ndeshjen e parë të zhvilluar pas bllokimit.

Distanca sociale

Sky Sports që ishin të pranishëm në ndeshje, me prezantuesin Kelly Cates dhe ekspertët Jamie Redknapp dhe Ian Taylor kanë respektuar rregulla e distancimit shoqëror, duke qëndruar dy metra larg njëri – tjetrit.

Lojtarët e të dyja palëve gjithashtu kishin distancë sociale, ndërsa ndeshja nisi pa shtrëngime duarsh, me ekipet që dolën ndaras nga tuneli dhe me distancë.

Mungesa e tifozëve/atmosferës

Për shkak të pandemisë, tifozët nuk u lejuan të merrnin pjesë në ndeshje dhe ata u zëvendësuan me flamuj.

Tifozët e Aston Villas dërguan flamujt e tyre për t’u zbukuruar Villa Parkun.

Avantazhi i ekipit vendas nuk eksiton?

Në fillim ishte diskutuar që ndeshjet të zhvilloheshin në fusha neutrale.

Shumë klube nuk pranuan sepse nuk donin të humbnin avantazhin e shtëpisë, por duke se kjo nuk do të ekzistojë.

Motot: “Black Lives Matter” dhe mbështetja për Shërbimin e shëndetit kombëtar (NHS)

Ekipet në fanellat e tyre nuk kishin vënë emrat e lojtarëve, por prapa shkruhej “Black Lives Matter” dhe kishte mbështetje edhe për Shërbimin e shëndetit kombëtar (NHS).

Lojtarët, stafi dhe madje edhe zyrtarët e ndeshjes u  ulën në gjunjë përpara fillimit të ndeshjes, duke bërë një deklaratë të fuqishme.

Zëvendësimet

Secila skuadër kishte të drejtë të kishte nëntë lojtarë zëvendësues në bankinë dhe të bënte pesë gjatë ndeshjes.

Sidoqoftë, ndryshimet lejohen të bëhen vetëm në tre pika të lojës, në mënyrë që të zvogëlohet ndërprerja e ndeshjes.

Zëri në stadium

Sky u ofroi shikuesve mundësinë që të shikojnë ndeshjen me zhurmën të tifozëve të marra nga video-lojëra FIFA.

Pushim për ujë

Një ndërprerje për ujë u bë në mes të secilës pjesë, pasi lojtarët nuk janë në formën më të mirë fizike.

Ata u rikthyen në stërvitje më 19 maj, katër javë më parë.

Topat e dezinfektuar

Si pjesë e masave të sigurisë, sa herë që një top largohej nga fusha duhej të spërkatej me dezinfektues përpara se të kthehej në lojë.

Për ta minimizuar vonesën e kohës, derisa bëhej dezinfektimi i një topi, ata përdornin shumë topa. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori