Ministri i Financave Avdullah Hoti, së bashku me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza dhe delegacionin e Kosovës, gjatë vizitës në Uashington, u takuan me zëvendëspresidentin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, me drejtorin e Departamentit për Evropë në FMN, Paul Thomson, si dhe drejtoreshën Ekzekutive të Konstituencës së Kosovës, Michaela Erbenova.
Në të gjitha takimet, zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar përgëzuan Ministrinë e Financave dhe Bankën Qendrore të Kosovës për implementimin me sukses të të gjitha reformave që lidhen me rishkimin e dytë dhe të tretë të programit.
Sipas një komunikate të MF-së, gjatë takimit gjithashtu u bë e ditur se për të përmbyllur me sukses këtë program janë edhe dy masa që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, riklasifikimi i veteranëve të luftës sipas Ligjit të ri, si dhe amandamentimi i Ligjit për invalidët e luftës.
Ministri Avdullah Hoti prezantoi idenë e nisjes së një programi të me FMN-në pasi të përmbyllet programi ekzistues. Ky program i ri do të ishte shumë i rëndësishëm për të ruajtur rezultatet e mira që janë arritur në zhvillim ekonomik dhe punësim dhe stabilizim të buxhetit, si dhe për të thelluar më tutje reformat ekonomike dhe sociale. Me këtë rast, zyrtarët e FMN-së ishin të hapur për këtë mundësi, duke u pajtuar që diskutimet të vazhdojnë në Prishtinë.
Gjatë këtyre takimeve në veçanti u diskutua pakoja e re fiskale, për të cilën Qeveria ka punuar intenzivisht në muajt e fundit. Gjatë diskutimit Ministri Hoti theksoj rëndësinë e kësaj reforme në avancimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe promovimin e punësimit dhe prodhimit vendor.
Në ditët në vijim, delegacioni i Kosovës do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Bankës Botërore./Telegrafi/
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre