Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) të mërkurën e ka pezulluar trajnerin e Hajvalisë, Ismet Munishi, për kërcënime dhe fyerje ndaj gjyqtarëve të ndeshjes me Besën dhe po ashtu për deklaratat e tij.

Ky Komision e ka pezulluar edhe kryetarin e Hajvalisë, Mehedin Përgjegjajn – Medën dhe zyrtarin tjetër, Xhavit Pacollin, shkruan Zëri.


Nga të tre këta, Komisioni Disiplinor i FFK-së ka kërkuar deklarata, para se të merr vendime përfundimtare rreth tyre. Deri atëherë, asnjëri nga ta nuk do të mund t’i ushtrojnë funksionet e tyre.

telegrafi sport app