Stresi është sëmundje e kohës moderne, ndërsa shkaqet janë të lidhura me punën dhe mënyrën e jetesës.
Nëse nuk e keni ditur, ekziston lista e punëve më stresuese të cilat mund të jenë shkak i depresionit.
1. Punëtorët social
Kjo punë e vështirë lidhet me realitetin e ashpër të botës në të cilën jetojmë. Besojmë që nuk është befasi për ju që puna me fëmijët e keqtrajtuar dhe me familjet në skaj të ekzistencës mund të jetë mjaft stresuese dhe depresive. Puna me njerëz të cilët kanë nevojë për shumë kujdes është me të vërtetë punë e vështirë që kërkon shumë sakrificë.
2. Punëtorët shëndetësorë
Mjekët, terapeutët dhe infermieret po ashtu punojnë një nga punët më stresuese. Këto profesione kërkojnë shumë sakrifica dhe koncentrim maksimal në punë. Pasi që jetët e shumë njerëzve janë pikërisht në duart e tyre, mundemi vetëm të paramendojmë barrën e një përgjegjësie të tillë.
3. Puna në shtëpitë e të moshuarve, të njerëzve të pafuqishëm dhe fëmijëve jetimë
Një ditë pune tipike në shtëpinë e të moshuarve lidhet më së shpeshti me njerëzit e sëmurë dhe të palëvizshëm, të cilët kërkojnë shumë kujdes dhe durim që është më stresuese se vetë puna fizike. Puna me fëmijë, sidomos me fëmijët jetimë, të cilët kanë nevojë për kujdes, na i hap sytë për botën e padrejtë dhe mizore në të cilën jetojmë, çka po ashtu mund të jetë shumë depresivë.
4. Kamerierët në restorante
Personeli i restorantit, veçanërisht kamerierët kanë paga të vogla dhe shumë eprorë të cilët gati çdo minutë u thonë se çka duhen të bëjnë. Puna me njerëz në përgjithësi mund të jetë shumë stresuese sepse njerëzit me të vërtetë mund të jenë të vrazhdë dhe të pamatur.
5. Puna në arsim
Punët e lidhura me edukim dhe arsimim janë mjaft stresuese, veçanërisht nëse bëhet fjalë për punën me adoleshentë dhe prindërit e tyre, prandaj janë klasifikuar mu në majë të punëve më depresive. Puna kërkon shkallë të lartë të koncentrimit, ekzistojnë shumë rregulla dhe kufizime dhe shpesh obligimet e punës kryhen gjatë tërë ditës, që do të thotë edhe në shtëpi.
6. Artistët, argëtuesit, shkrimtarët dhe gazetarët
Punët të cilët kërkojnë kreativitet në fakt janë shumë jostabile, dhe përveç kësaj edhe shumë stresuese. Lufta e vazhdueshme për ekzistencë, puna pa orar dhe honorarët që nuk vijnë në kohë çojnë në depresion, ndërsa mënyra e çrregullt e jetës e përkeqëson edhe më shumë këtë atmosferë të trazuar pune.
7. Financat dhe kontabiliteti
Paraja dhe stresi gjithmonë shkojnë bashkë. Shuma të madha të parave çdo ditë kalojnë nëpër duar të këtyre njerëzve të cilët duhet ta dinë mirë çka dhe si veprojnë sepse edhe gabimi më i vogël mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Stresi në këtë punë është i pashmangshëm sepse përveç presionit të punës ekziston dhe presioni i eprorëve të cilët presin vetën rezultate të mira. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia