Sot, The Walt Disney Company bëri publikimin e një tabele të azhurnuar për një mori filmash të ardhshëm, përfshirë ata të Marvel Studios.

Derisa datat po ndryshojnë, mos u shqetësoni - të gjithë ata do të qëndrojnë rreth kësaj kohe.


Siç u zbulua në njoftimin për shfaqjet teatrale, shikuesit dhe admiruesit e “Multiverse of Madness” do të mund ta ndjekin atë më vonë, në maj të vitit 2022 me filmin e katërt “Thor” që u parashikua të ketë premierën në korrik, e me vazhdimin e “Black Panther” të vitit 2018, që do të shfaqet në nëntor.

marvelstudios logo Marvel Studios

Sa i përket filmave që do të dalin në 2023, “Captain Marvel” thuhet se do ketë premierën në shkurt me Monica Rambeau dhe Kamala Khan, gjersa "Ant-Man and The Wasp: Quantumania" në korrik të po atij viti.

Më poshtë ua sjellim orarin e sapo publikuar:

Doctor Strange and the Multiverse of Madness - 6 maj, 2022

Thor: Love and Thunder - 8 korrik, 2022

Black Panther: Wakanda Forever - 11 nëntor, 2022

The Marvels - 17 shkurt, 2023

Ant-Man and The Wasp: Quantumania - 28 korrik, 2023. /Telegrafi/

doctor strange 2 mcu filming Doctor Strange and the Multivere of Madness