Disa lagje të Prishtinës nesër mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër (2 qershor) do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të ndodhë për shkak të realizimit të disa punimeve teknike në rrjetin e ujësjellësit dhe do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 16:00.
Zonat e prekura janë: Arbëria, Dardania, Rruga e Tiranës dhe rruga “Driton Hoxha”.
Nga Ujësjellësi “Prishtina” bëjnë të ditur se ekipet do të jenë të angazhuara për përfundimin e punimeve në kohën më të shkurtër të mundshme dhe rikthimin e furnizimit sa më shpejt.
Nga
Telegrafi
6 orë më parë









































