LAJMI I FUNDIT:

Disa fakte për Brad Pitt që ndoshta nuk i keni ditur

Disa fakte për Brad Pitt që ndoshta nuk i keni ditur
(Foto: Instagram/bradpittofflcial)

Publiku është shumë i interesuar për jetën e Brad Pitt, por në këtë artikull do të shikojmë disa fakte për të që ndoshta nuk i keni ditur.

“Once Upon a Time… in Hollywood”, “Fight Club”, “Snoë”, “Burn After Reading”, “Mr. and Mrs. Smith” – janë vetëm disa nga filmat e shumtë në të cilët ka luajtur hamshori hollivudian.


I lindur në vitin 1963 në Shawnee të Oklahomas, në shkollën e mesme, Brad u angazhua në aktivitete sportive, mori pjesë në debate, organizata studentore dhe organizata muzikore shkollore.

Ai ndoqi Shkollën e Gazetarisë në në Universitetin e Misurit. Pothuajse mori një diplomë në gazetari në vitin 1986, por e braktisi shkollën për të provuar fatin e tij në Hollyëood. Dhe pjesa tjetër është histori.

Lexoni disa të dhëna interesante nga jeta e tij më poshtë:

Nuk qan kur shikon filma, por qau kur shikoi “House of Hope”. Ky film më shkatërroi plotësisht”, i ka thënë aktori revistës W.

Doli vullnetar për t’ia thyer dhëmbin para xhirimeve të “Fight Club”. “Ishte gati të angazhohej tërësisht për personazhin e Tyler Darden”, kanë thënë nga departamenti i tij i marrëdhënieve me publikun.

Më shumë preferon të jetë producent sesa aktor

“Më mirë do të isha prapa kamerës. Si producent, padyshim, jeni pjesë e ekipit që sjell historinë në ekran”, ka rrëfyer për revistën Interview, duke iu drejtuar regjisorit Guy Ritchie.

U largua nga kolegji për të vazhduar aktrimin

Ai studioi gazetari, por hoqi dorë kur ishte 22 vjeçar. “Ishte koha e diplomimit dhe miqtë e mi ngadalë filluan t’i përkushtoheshin punës. Dhe unë nuk isha ende gati”, ka treguar në vitin 2011 për NPR.

Shpesh ha kur është në fokus të kamerës

Pitt shpesh han kur xhiron një skenë, sepse i pëlqen të jetë i zënë. “Më pëlqen të jem i zënë me diçka, nga natyra jam i tillë”, ka theksuar ai.

Di të pilotojë me aeroplan

Ish-gruaja e Brad, aktorja Angelina Jolie, e bindi të mësonte të fluturonte një aeroplan dhe të bëhej pilot.

“Ne kemi një stil tjetër fluturimi – jam i fokusuar në detaje, dhe asaj i pëlqen të arrijë në destinacion sa më shpejt të jetë e mundur”, kishte thënë aktori në vitin 2008. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori