LAJMI I FUNDIT:

Disa dokumente të zbuluara të luftës tregojnë se grupi i mercenarëve Wagner kërkonte të blinte armë nga Turqia

Disa dokumente të zbuluara të luftës tregojnë se grupi i mercenarëve Wagner kërkonte të blinte armë nga Turqia

SHBA thuhet se ka fituar qasje në “planet e brendshme” të mercenarëve famëkeq të Grupit Wagner të mbështetur nga Kremlini, të cilat treguan se grupi “ka kërkuar të blejë armë nga Turqia, një aleat i NATO-s”, raportoi Washington Post më 8 prill, duke cituar dokumentet e klasifikuara të luftës që kanë rrjedhur së fundmi.

Sipas raportit, disa personel të Wagner “u takuan me kontaktet turke për të blerë armë dhe pajisje nga Turqia për përpjekjet e Wagner në Mali dhe Ukrainë” në fillim të shkurtit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Dokumentet e zbuluara thonë gjithashtu se udhëheqësi i Malit, Assimi Goïta “kishte konfirmuar se Mali mund të merrte armë nga Turqia në emër të Wagner”, raportojnë mediat.

Megjithatë, sipas Washington Post, dokumentet e zbuluara nuk sqarojnë se çfarë mund të ketë ditur qeveria turke për përpjekjet e Wagner-it ose nëse ato “rezultuan të frytshme”.

“Por zbulimi se një aleat i NATO-s mund të ketë ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës mund të rezultojë shpërthyes, veçanërisht pasi Turqia ka kërkuar të bllokojë anëtarësimin e Suedisë në radhët e aleancës ushtarake transatlantike”, raporton media.

Dokumentet e zbuluara gjithashtu vënë në pah fushatën e Wagner për angazhimin e të burgosurve rusë për të luftuar në Ukrainë dhe deklarojnë se ushtria ruse është bërë “e varur nga ushtarët privatë”, sipas mediave.

Grupi Wagner, grupi më i madh mercenar i Rusisë, u themelua nga oligarku rus Yevgeny Prigozhin.

Së bashku me ushtrinë ruse, grupi ka marrë pjesë në betejat për Soledar dhe Bakhmut në Donetsk Oblast.

Grupi Wagner është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë torturën dhe vrasjet jashtëgjyqësore, në Ukrainë, Siri, Libi, Republikën e Afrikës Qendrore, Sudan dhe Mozambik.

Më herët në janar, Departamenti i Thesarit i SHBA-së e përcaktoi Grupin Wagner si një “organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale” dhe vendosi sanksione ndaj rrjetit të tij mbështetës në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Rikthimi i Vulinit në qeverinë e Serbisë, analistët në Beograd: Provokim i drejtpërdrejtë ndaj SHBA-së

Serbia
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Problemi i karburantit i Putinit, si Ukraina po ia pakëson naftën dhe benzinën e Rusisë?

Evropa
Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Zelensky mban një seri takimesh për të prishur planet ruse

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori