LAJMI I FUNDIT:

Disa deputetë dhe kryeministria britanike betohen për besnikëri ndaj Mbretit Charles III

Disa deputetë dhe kryeministria britanike betohen për besnikëri ndaj Mbretit Charles III

Deputetët bëjnë betimin për besnikëri në seancën e rrallë të së shtunës në parlamentin britanik.

Pas ceremonisë së pranimit këtë mëngjes, kryeparlamentari dhe deputetët e përzgjedhur kanë bërë betimin për besnikëri ndaj Mbretit të ri, Charles III.


Kjo është një seancë e rrallë e së shtunës, ku deputetët do të shprehin ngushëllimet e tyre pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Seanca është caktuar të zgjasë deri rreth orës 22:00.

Ai do të përfundojë me një “fjalim formal modest” drejtuar Mbretit, “duke treguar pikëllimin e thellë të Parlamentit” pas vdekjes së nënës së tij.

Çdo deputet do të ketë mundësinë që t’i betohet Mbretit kur të kthehet në vendlindje pas pushimeve, por nuk janë të detyruar.

Kryetari i Parlamentit, Sir Lindsay Hoyle do të përcaktojë orarin e ri të betimeve, por pritet të reduktohet ndjeshëm deri pas funeralit shtetëror të Mbretëreshës.

Kjo do të thotë se ligjet e reja nuk mund të miratohen derisa Parlamenti të kthehet, megjithëse mund të tubohet për çështje urgjente.

Ndryshe, Liz Truss, kryeministria britanike ka zgjedhur të betohet se do t’i shërbejë me përkushtim Mbretit të ri, Charles III.

Vlen të theksohet se brenda dhjetë dite, Truss u betua dy herë – fillimisht Mbretëreshës Elizabeth II dhe tani Mbretit të ri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori