Diplomati Feith në Shkup, mediat alarmojnë për rrezik!

Në hotelin "Holidei Inn" kanë qëndruar Musa Xhaferri dhe Fatmir Besimi nga BDI-ja, Ilia Dimovski nga VMRO DPMNE-ja dhe nga LSDM-ja Frosina Remenski.
Por askush prej tyre nuk ka dashur të japë ndonjë deklaratë se për çfarë po bisedohet me Feithin.
Diplomati Feith është mediator senior në Institutin europian për paqe. Instituti është partner i pavarur i BE-së dhe Europës, i cili e zbaton agjendën globale të paqes nëpërmjet ndërmjetësimit dhe dialogut joformal. Instituti udhëheqë edhe multi-diplomaci dhe vepron si mjet i jashtëm, si mbështetës i BE-së, atje ku unioni ka ndikim të kufizuar.
Por emri i Piter Feithit ka shkaktuar shumë interes në Maqedoni, pasi ai ishte i kyçur direkt për ndërprerjen e Konfliktit të vitit 2001. Ai është një diplomat me përvojë, ishte përfaqësues i BE-së në Kosovë kurse ka qenë edhe në funksione të larta në BE dhe NATO.
Piter Feith u fol se mund të jetë një ndër ndërmjetësuesit e BE-së për krizën politike në Maqedoni, por qeveria e Maqedoni dhe kryeshefi i diplomacisë Poposki ishin kategorik kundër që ai të marrë një rol të tillë. /Telegrafi/




















































