LAJMI I FUNDIT:

Diona Fona dhe EAZ publikojnë këngën e re “Ti je”, vijnë me një paraqitje të veçantë në klip

Diona Fona dhe EAZ publikojnë këngën e re “Ti je”, vijnë me një paraqitje të veçantë në klip
Diona Fona dhe EAZ në klipin e ri "Ti je" (Foto: YouTube)

Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Diona Fona, sot (e enjte), ka prezantuar para publikut projektin e ri muzikor.

“Ti je” mban titullin kjo këngë dhe është hera e parë që artistja vjen në një bashkëpunim, teksa ka bashkuar forcat me hip-hop artistin e njohur, EAZ


Tekstin e ka shkruar vet reperi, kurse për producimin është përkujdesur “A-BOOM PRODUCTIONS”.

Diona Fona dhe EAZ në klipin e ri “Ti je” (Foto: YouTube)

Të dy artistët vijnë me një paraqitje mjaft atraktive në klip, ku padyshim se vëmendje të madhe mori këngëtarja Fona me dukjen e saj unike.

Të gjitha lajmet nga Diona Fona
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diona Fona

Ky videoklip i veçantë i është besuar produksionit “Imagine Films”.

Projektin tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube, i cili besohet se do të mirëpritet nga fansat e dyshes.

Ndërkaq, kjo këngë e Dionës pason pas “Kataleas” që deri më tani ka kaluar shifrën e një milion klikimeve, për dallim nga EAZ  që të fundit këngë e lansoi në qershor dhe mban titullin “Controlla”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina

"Kush është ai artist para Allahut", bëhet virale një video e Feros në rrjetet sociale

Magazina
Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Në Big Brother miq të ngushtë, por Efi tani thotë se nuk do t'i flasë kurrë më Luiz Ejllit

Magazina
“Do të lajë dhe do të marrë në shtëpi” - merr vëmendje një video e Xhensilës duke puthur fëmijët rom

“Do të lajë dhe do të marrë në shtëpi” - merr vëmendje një video e Xhensilës duke puthur fëmijët rom

Magazina
Robert Berisha nuk e përjashton mundësinë për një dasmë të dytë - tregon se si u njoh me partneren e tij 23 vjeçare

Robert Berisha nuk e përjashton mundësinë për një dasmë të dytë - tregon se si u njoh me partneren e tij 23 vjeçare

Magazina
Holanda përjashtohet nga finalja e

Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"

Magazina
Kalo në kategori