LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Rasti i Gruevskit është një sfidë për marrëdhëniet në mes Maqedonisë dhe Hungarisë

Dimitrov: Rasti i Gruevskit është një sfidë për marrëdhëniet në mes Maqedonisë dhe Hungarisë

Në ditën e dytë të vizitës së punës në Bruksel, Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, në margjinën e takimit ministror, deri tani ka zhvilluar disa takime dypalëshe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas deklarojnë nga Ministria e Jashtme, Dimitrov u takua me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Georgios Katrougalos, ministrinë e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Siyartho, MPJ të Mbretërisë së Holandës, Step Blok dhe MPJ të Gjeorgjisë, David Zalkaliani.

Në takimin me homologun e tij grek, Dimitrov diskutoi proceset dhe hapat ligjorë që vijojnë lidhur me protokollin e pranimit për anëtarësimin në NATO të Republikës së Maqedonisë. Vullneti i fortë për zbatimin e marrëveshjes së Prespës u theksua nga të dyja palët.

Gjatë takimit dypalësh me ministrinë e jashtëm hungarez, Dimitrov tha se rasti i arratisjes dhe të marrjes së azilit për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevskin është një sfidë për marrëdhëniet bilaterale në mes Maqedonisë dhe Hungarisë, e cilën e trajtojmë me kujdes të madh dhe në përputhje me parimet e sundimit të ligjit në Maqedonia.

“Ne do të përdorim të gjitha mundësitë ligjore që ta sjellim atë dhe të përballet me drejtësinë në Maqedoni”,tha Nikolla Dimitrov. Ministri i jashtëm hungarez përsërit mbështetjen e vendit të tij për Maqedoninë në rrugën e saj të integrimev evropian dhe euroatlantike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori