LAJMI I FUNDIT:

Dimitrievski: LSDM është vetëm shërbëtore e politikave të BDI-së

Dimitrievski: LSDM është vetëm shërbëtore e politikave të BDI-së

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në një intervistë thotë se sivjet me pranimin e propozimit francez nga qeveria aktuale dhe me kornizën e ofruar negociuese për hyrjen në BE, festa kombëtare Ilinden do të të ketë një ndjenjë të hidhur padrejtësie, me dinjitet të humbur, të poshtëruar dhe me një fat të pasigurt për rrjedhën e mëtejshme të procesit të negociatave dhe rrugën tonë drejt BE-së.

“Fatkeqësisht edhe në shekullin e 21-të maqedonasit ende po luftojnë për drejtësinë e tyre. Por është më e tmerrshme që maqedonasit në shekullin e 21-të luftojnë për të drejtën themelore të njeriut, të drejtën për t’i takua një kombi të caktuar dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare. Kryengritja e Ilindenit dhe formimi i Republikës së Krushevit janë ngjarje të historisë së re maqedonase që konfirmojnë aspiratën shekullore të popullit maqedonas për të formuar shtetin e tyre të pavarur. Për Maqedoninë po vjen një periudhë e turbullt, një shoqëri e përçarë, një periudhë në të cilën po përballemi me luftë për ruajtjen e identitetit, gjuhës, historisë, kulturës maqedonase dhe mbrojtjen e ngjarjeve dhe personaliteteve historike maqedonase. Me një fjalë, duhet të bëjmë gjithçka për të ruajtur interesat kombëtare dhe shtetërore maqedonase”, theksoi Dimitrievski.


Në intervistën për “Veçer”, Dimitrievski thekson se disa çështje thjesht nuk diskutohen.

“Gjuha dhe identiteti maqedonas nuk duhet të diskutohet në asnjë marrëveshje. Këto janë vijat e kuqe që nuk kapërcehen. PO BE-së, por le të hyjmë atje me dinjitet, me kokën lart, si komb maqedonas me gjuhën maqedonase. Këto janë përfitimet bazë civilizuese dhe vlerat themelore të BE-së”, theksoi ai.

Ai komentoi dhe politikën që ofron LSDM, duke e quajtur këtë parti si varëse të BDI-së.

“Procesi për përjashtimin tim nga partia, në përputhje me statutin e LSDM-së, nuk ka përfunduar. Përcaktimi im është socialdemokrat, por politika e kryesisë aktuale të LSDM-së nuk ka pikë kontakti me vlerat themelore të socialdemokracisë. Në LSDM sundon një elitë e vogël politike, e cila bazohet në baza klienteliste, në interes personal, pa strategji shtetërore dhe kombëtare, dhe përcaktimi dhe vizioni i vetëm është se si të ruajnë karriget e veta. Në fakt, LSDM-ja nuk është pushtet i vërtetë, por është varëse e BDI-së, e cila dikton politikat e qeverisë dhe është, përafërsisht, shefi në Maqedoni. Kontaktet dhe komunikimi, me një pjesë të kryesisë së LSDM-së, janë reduktuar, poashtu dhe me disa ministra”, tha Dimitrievski.

Ai informoi se sivjet Komuna e Kumanovës do ta ketë delegacionin e saj në Pelincë sipas protokollit paraprak të marrë nga Kuvendi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Xharra kritikon Sveçlën: 719 policë që kanë vepra penale vazhdojnë me qenë pjesë e Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori