LAJMI I FUNDIT:

Dikush vdiq, që ai sot të jetojë – rrëfimi tronditës i ish-yllit të Ligës Premier për çfarë i ndodhi dy muaj më parë

Dikush vdiq, që ai sot të jetojë – rrëfimi tronditës i ish-yllit të Ligës Premier për çfarë i ndodhi dy muaj më parë

Ish-mesfushori i Newcastle dhe Anglisë, Kieron Dyer u shtrua në spital dy muaj më parë për shkak të një sëmundjeje të rrallë të mëlçisë. Ai ishte i dobët, i sëmurë dhe i thyer mendërisht, shkruan gazeta angleze Daily Mail, dhe shansi i tij i vetëm ishte të gjente një dhurues të mëlçisë. Mjekët i thanë gruas së tij se ndoshta do të vdiste.

Por, Dyer besonte se do të ndodhte një mrekulli dhe kishte të drejtë. U gjet një dhurues i mëlçisë, i cili ishte në moshë dhe trup të ngjashëm me ish-futbollistin anglez. Mjekët i transplantuan mëlçinë dhe sot ai bën sërish një jetë normale, është mirënjohës për mundësinë e dytë dhe thotë se është bërë njeri më i mirë.


“Nuk e dija që kaq shumë njerëz më donin. Unë ende nuk mund ta pranoj faktin që dikush vdiq që të mund të jetoja. Nuk fola shumë për këtë sepse është një mendim i frikshëm. Pata një shans të dytë në jetë. Ka ditë që thjesht qaj. Por, nga lumturia, jo nga trishtimi”, ka thënë fillimisht ai.

“Kam ndryshuar jetën time, mund ta shihni në sjelljen time. Tani duhet të bëj kujdes që të mos rrezikoj mëlçinë. Nuk do të jetë problem sepse kurrë nuk kam qenë alkoolik apo konsumues i substancave narkotike. Tani mendoj se duhet të nxjerr më të mirën nga çdo ditë”.

“Mendoja se isha armiku numër 1 i publikut, se njerëzit nuk më pëlqenin, por kur isha në spital kuptova se nuk ishte kështu. Familja ime dhe disa njerëz të tjerë më vizitonin çdo ditë në spital. Ishte thjesht dashuri, dashuri pa kushte”, shtoi më tej Dyer për Daily Mail.

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Dyer luajti më së shumti për Newcastle. Ai luajti në 250 ndeshje atje, shënoi 36 gola dhe asistoi 44 herë. Më pas ai u transferua në West Ham, por atje nuk i përmbushi pritjet dhe për këtë arsye foli për veten si armiku numër 1 i shtetit.

Ai kishte një reputacion si një lojtar që shpërdoronte talentin e tij. Ai performoi në kulmin e tij edhe për kombëtaren angleze, për të cilën luajti 33 ndeshje. Ai e përfundoi karrierën e tij në vitin 2013, duke luajtur për Middlesbrough. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori