LAJMI I FUNDIT:

Dikur “Mirupafshim në Kosovën e lirë”, tani Ganimete Abazi thotë “Mos u pafshim” në vazhdimësinë e hitit të dikurshëm

Dikur “Mirupafshim në Kosovën e lirë”, tani Ganimete Abazi thotë “Mos u pafshim” në vazhdimësinë e hitit të dikurshëm

Këngëtarja Ganimete Abazi është pëlqyer gjithmonë nga publiku shqiptar për këngët e saj, në zhanrin të cilin ajo e këndon.

Një ndër hitet më të mëdha në karrierën e saj kujtohet kënga “Mirupafshim”, të cilën këngëtarja e kishte realizuar menjëherë në vitet e pas luftës, këngë kjo e cila i bënte për vete shqiptarët me refrenin ku citohej “Mirupafshim në Kosovën e lirë…”, duke iu referuar kështu tashmë Kosovës të pavarur si shtet.


Ende pas kaq vitesh kjo këngë kujtohet, ndërsa nga nostalgjia e atëhershme, këngëtarja ka vendosur që të realizojë edhe vazhdimësinë e këtij projekti.

Së fundmi, ajo ka përfunduar incizimin e këngës dhe xhirimet e klipit të këngës së re, e cila titullohet “Mos u pafshim”, teksa në një intervistë për Telegrafin, ajo tregon se si erdhi ideja për realizimin e një projekti të tillë si vazhdimësi e këngës së dikurshme.

“Ideja për të realizuar këtë projekt, për të rikthyer një hit siç ishte kënga “Mirupafshim” ka qenë e udhëheqësit të grupit ‘Proband Monit’, me të cilin tash e katër vite jam duke punuar me ta. Besoj që edhe projekti i ri të pëlqehet dhe të ketë jetëgjatësinë e këngës “Mirupafshim”, tha Ganimete Abazi për Telegrafin.

Ganimete Abazi në xhirimet e klipit të ri “Mos u pafshim”

Tutje, këngëtarja tregoi bashkëpunëtorët me të cilët ajo ka zgjedhur që të punojë projektin e ri, janë po të njëjtit me ata të cilët ka bashkëpunuar vite më parë.

“Kënga e re “Mos u pafshim” është kompozuar nga Ilir Berani, orkestrimin e ka realizuar Florent Boshnjaku, gjersa për klipin po kujdesen MAX Production”, tregon më tej Ganja.

Ditë më parë në Tiranë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin këngëtarja do të vijë mjaft e freskët dhe me stil.

“Klipi është realizuar në Shqipëri me MAX Production, dhe është punuar me shumë përkushtim. Kemi pasur xhirime në shumë vende të ndryshme dhe besoj se do të jetë një klip i veçantë”, shtoi ajo.

Pamje nga prapaskenat e xhirimeve të klipit “Mos u pafshim”

Kënga “Mirupafshim” mbetet ndër këngët e saj më të veçanta të karrierës, teksa në vazhdimin e bisedës ajo tregoi për lidhjen e saj të veçantë emocionale që ka me këtë këngë.

“Kënga “Mirupafshim” është e vërtetë që cilësohet si më e suksesshmja në karrierën time, edhe pse kam pasur hite tjera, mirëpo kjo veçohet ndër to. Është realizuar në vitin 2000 nga Ilir Berani, me të cilin vazhdoj të bashkëpunoj, dhe natyrisht se atë këngë e ruaj si një ndër më të veçantat në ‘sirtarin’ tim”, thotë Ganimete Abazi.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Mos u pafshim” e cila do të publikohet në pak ditë, nuk do të jetë projekti i vetëm nga këngëtarja, pasi e njëjta tregon se do të jetë mjaft e angazhuar edhe në vazhdim.

“Po, kemi shumë projekte të reja, të cilat besoj do i realizojmë së bashku me grupin ‘Proband Monit’, me të cilët kemi gjetur një gjuhë të përbashkët dhe kemi një bashkëpunim të suksesshëm”, ka përfunduar Ganimete Abazi.

Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet e klipit të ri “Mos u pafshim”, teksa përgjatë artikullit keni pasur mundësinë të njiheni me disa imazhe ekskluzive nga prapaskenat e klipit.

Në vazhdim, ju sjellim edhe disa fotografi tjera, të cilat shfaqin këngëtaren Abazi gjatë performancës së saj në xhirimet e klipit të ri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen

Magazina
Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Mes thashethemeve se ka pasur diçka jashtë me Romeon, Erjola Doçi habit me deklaratën për lidhjen e tij me Heidin

Magazina
U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

U komentua në masë të madhe për paraqitjen, Besa Kokëdhima sjell të tjera fotografi përpara ngjitjes në skenën e madhe të Eurovisionit

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Bashkohen sërish Lumbardhi dhe Kaderi?

Magazina
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Kalo në kategori