LAJMI I FUNDIT:

Dikur Konjufca e quante Mustafën ministër të Rrahman Morinës e bashkëpunues me Serbinë, sot i kërkon koalicion

Dikur Konjufca e quante Mustafën ministër të Rrahman Morinës e bashkëpunues me Serbinë, sot i kërkon koalicion

Pothuajse dy javë para se të shpërndahet Kuvendi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, partitë politike kanë filluar të kalkulojnë mundësitë për koalicione.

Vetëvendosja tashmë i ka bërë ftesë LDK-së që të shkojnë me një listë në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.


Madje, shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, bëri edhe propozim konkret duke përmendur postet udhëheqëse që do t’i merrnin Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Por, tri vite më parë ishte pikërisht Konjufca doli kundër Isa Mustafës i cili atëkohë ishte kryeministër i Kosovës.

Konjufca që sot thotë se koalicioni parazgjedhor LDK-VV, në krye me Kurtin kryeministër e Vjosa Osmanin Kryetare e Kuvendit, është kombinimi më i mirë që mund të ketë Kosova për qeverisje, para tri viteve akuzonte Isa Mustafën, se ka ngjallë lidhjet e dikurshme me Serbinë.

Konjufca thoshte se djali i Isa Mustafës kishte blerë pajisje dhe kishte bërë biznes me Miroslav Mishkovic, dikur Zëvendëskryeministër i Serbisë.

Ai kishte thënë se në fillim të viteve 90, kur Mustafa ishte ministër i Rrahman Morinës, Milishkoviqi në atë kohë ishte zëvendëskryeministër i Millosheviqit dhe shumë miliona të Mishkoviqit gjatë luftës në Kosovë shkonin për t’i kënaqur grupet paramilitare dhe eksponentët e krimit.

Konjufca kishte hedhur edhe një sërë akuzash të tjera ndaj Isa Mustafës.

Sipas tij, Mustafa premtoi se do t’i çoj në shtëpi Hashim Thaçin e Kadri Veselin, sepse sipas tij, ata ishin të lidhur me krimin e organizuar.

“E çka bëri Isa Mustafa, Kadri Veselin e bëri kryetar të Kuvendit, e Hashim Thaçin e  bëri president, e për vete u bë kryeminstër. Pra, ky kishte vetëm një qëllim- karrigën e pushtetit”, kishte thënë ai.

Por akuzat e kundër akuzat tashmë janë harruar.

LDK dhe VV gjatë gjithë qeverisjes së PAN-it i rregulluan marrëdhëniet mes vete duke kundërshtuar qeverinë Haradinaj.

Së bashku paralajmëruan edhe mocion për rrëzim të kësaj legjislature.

Ndërkaq, ditë më parë, në një intervistë për emisionin Pressing në T7 kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se këto ditë do të takohet me kreun e VV-së, Albin Kurtin për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori