LAJMI I FUNDIT:

Digjet një makinë në Shkup, dëmi material deri 600 mijë denarë

Digjet një makinë në Shkup, dëmi material deri 600 mijë denarë
Foto arkiv

Sot herët në mëngjes në rrugën “Kumrovec” në Shkup është djegur tërësisht një makinë.

Nga Njësiti territorial i zjarrfikësve të Bashkisë së Shkupit, njoftojnë se zjarri është shuar në periudhën prej orës 05:05 deri 05:50, ku kanë intervenuar tre zjarrfikës me një makinë zjarrfikëse.


Sipas informacioneve të para dëmi material është 600 mijë denarë, ndërsa akoma nuk dihen arsyet e djegies së makinës./Telegrafi/

Foto: Ilustrim