LAJMI I FUNDIT:

Dieta ‘Yoga’ për humbje në peshë dhe formësim të trupit

Dieta ‘Yoga’  për humbje në peshë dhe formësim të trupit

Dieta ‘Yoga’ paraqet një grumbull të rregullave, të cilat, edhe pse janë krejt të thjeshta, dhurojnë rezultate të dukshme, si në peshore po ashtu edhe në formësimin e trupit.

Një mënyrë e tillë e ushqimit ju shtyn të përdorni prodhime që janë të dobishme për trupin tuaj,të cilat është lehtë të gjenden, ndërsa që burimi i tyre është natyra. Pra, nuk keni netojë të përdorni lloje të ndryshme të vitaminave artificiale dhe pilula ushqyese, sepse të gjitha substancat e nevojshme për çdo ditë i merrni përmes ushqimeve cilësore dhe mirë të ekuilibruara. Me dietën ‘Yoga’ mund të keni një jetë të shëndoshë dhe njëkohësisht mbroni trupin tuaj prej sëmundjeve dhe infeksioneve të ndryshme.

Kryesorja është zgjedhja e ushqimit. Mund të konsumoni lloje të ndryshme të ushqimit. Për shembull, sot mund të konsumoni gjellë me mish peshku dhe peshk. Të nesërmen mund të konsumoni supë me mish pule dhe mish pule. Mund të zieni sallata të thjeshta prej lakre, karotë s dhe qepës.


Efekti i dietës në masë të madhe mundet ta përmirësojë aktivitetin e përditshëm fizik. Edhe pse posedon emrin ku përmendet joga – nuk është e domosdoshme të merreni me joga, mjafton një shëtitje që zgjat rreth dyzet minuta, një shëtitje me biçikletë apo not.

Rregullat bazë
* Kurrë mos konsumoni në këmbë, uluni dhe kënaquni me ushqimin.
* Konsumoni tri shujta brenda ditës.
* Kurrë mos e ngrohni ushqimin për së dyti herë.
* Konsumoni 6-8 gota ujë brenda ditës. Mos e zëvendësoni ujin me çaj, lëngje dhe pije të tjera.
* Shmangni ushqimin e fërguar, ky ushqim është i rëndë për t’u tretur dhe irriton lukthin.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori