LAJMI I FUNDIT:

Didier Drogba nën hetime, ja arsyeja

Didier Drogba nën hetime, ja arsyeja

Një organizatë bamirëse e udhëhequr nga ish-ylli i Chelseat, Didier Drogba, është duke u hetuar për thyerje të rregullave nga Komisioni i Shoqatave Bamirëse.

“Daily Mail” ka raportuar se vetëm 14.115 funte nga 1.7 milionë funte sa ishin dhuruar te Fondacioni Didier Drogba kanë shkuar për qëllime humanitare në vendlindjen e futbollistit, në Afrikë.

Ish-sulmuesi i Chelesat, Drogba, 38-vjeçar, ka kërcënuar me masa ligjore dhe e ka quajtur këtë storie të “Daily Mail” si gënjeshtër dhe shpifje, përcjell Koha Ditore.


“Nuk ka mashtrim, nuk ka korrupsion, nuk ka keqmenaxhim dhe nuk ka gënjeshtra”, është thënë në një komunikatë të Drogbas.

Drogba, që luan për skuadrën kanadeze të ligës MLS, Montreal Impact, ka akuzuar gazetarët e “Daily Mail” se po rrezikojnë jetët e mijëra fëmijëve në Afrikë.

Fondacioni Didier Drogba ishte krijuar në Mbretëri të Bashkuar në vitin 2009, kur ish-kapiteni i Bregut të Fildishtë luante për Chelsean.

Në shkrimin e “Daily Mail” thuhet se rreth 440 mijë funte janë shpenzuar për të organizuar festa luksoze për bamirësi ku kanë marrë pjesë persona të famshëm dhe më tepër para kanë mbetur nëpër llogari bankare