LAJMI I FUNDIT:

Dida, kritik ndaj Serbisë dhe palës kosovare: Edhe pak s’do të kemi nevojë për kod telefonik!

Dida, kritik ndaj Serbisë dhe palës kosovare: Edhe pak s’do të kemi nevojë për kod telefonik!

Edhe pas dakordimeve në kuadër të bisedimeve në Bruksel, Serbia ka bllokuar marrëveshjen për kodin telefonik të Kosovës.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, në një intervistë dhënë ditë më parë, ka thënë se Serbia është duke e bllokuar zbatimin e marrëveshjeve, e se njëra prej tyre është edhe ajo për kodin telefonik shtetëror të Kosovës.


Apel drejtuar Ekselencës së Saj, Baroneshës Lady Ashton
Lexo po ashtu Apel drejtuar Ekselencës së Saj, Baroneshës Lady Ashton

Lidhur me këtë çështje, eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida, ka thënë për Telegrafin se rezultatet pozitive – pra dhënia e kodit telefonik për Kosovën – do të ishin të mirëseardhura jo vetëm për Kosovën, po edhe për Serbinë.

“Për fat të keq, Qeveria serbe dhe diplomacia e saj vazhdojnë me një politikë anakronike dhe të tejkaluar që po bllokon integrimin e të dyja vendeve në BE. Ky koncept primitiv që njihet si ‘koncept i të mirave të kufizuara’, nënkupton se: nëse ne (Serbia) ia japim Kosovës kodin telefonik, atëherë kjo neve na varfëron, na bën dëm!”, ka thënë Dida.

Ai ka theksuar se ky koncept arkaik dhe tejet primitiv, po e mban Serbinë jashtë rrjedhave të integrimit në BE dhe natyrisht po i shkakton edhe Kosovës një dëm të madh.

“Duke e parë këtë mentalitet arkaik dhe kundërshtues të Serbisë, edhe BE është në pozitë të vështirë taë bindë atë se një e mirë për Kosovën do të thotë dy të mira për Serbinë. Andaj, negociatat nuk janë aspak të lehta dhe rezultatet e tyre nuk mund të parashihen lehtë”, u shpreh Dida.

Eksperti i telekomunikacionit më tej ka shtuar se pala kosovare nuk ka shumë mundësi manovrimi, sepse Kosova ende ka probleme të mëdha të brendshme me korrupsion, sundim (mos sundim) të ligjit, ekonomi të dobët, nepotizëm, paaftësi të nëpunësve etj.

“E tërë kjo po e defaktorizon Kosovën edhe në skenën diplomatike, sepse Kosova vazhdon të mbetet një vend që duhet ndihmuar vazhdimisht, qoftë me donacione, qoftë me misione – si EULEX-it – që paguhen prej taksapaguesve evropianë për ta ndihmuar këtë vend të vogël, të parëndësishëm dhe të varfër që të vetmen anë të ndritshme e ka faktin se gjendet gjeografikisht në kuadër të Evropës. Përveç kësaj, edhe ekipi ynë i negocimit ka mungesa të theksuara në ekspertizë në lëmenj të ndryshëm, përfshirë atë në sferën e teknologjisë informatike. Dhe, kur jemi këtu, mendoj se një e metë tjetër e madhe e ekipit tonë negociues është mungesa debatit qytetar të hapur dhe, si pasojë e kësaj, edhe mungesë e transparencës”, theksoi Dida.

Ai ka shtuar se është koha e fundit që të ndryshohet struktura e njerëzve të ekipit negociues, sepse po shihet se ky ekip nuk po tregohet i nivelit të duhur për të përfaqësuar denjësisht interesat tona në këto bisedime të vështira.

Agron Dida më tej ka theksuar se Kosova, si shtet i ri në skenën ndërkombëtare, duhet ta ketë këtë kod identifikues në sferat e komunikimeve ndërkombëtare.

“Pjesëmarrja e Kosovës si anëtare e barabartë në institucionet ndërkombëtar,e si ITU (Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve), do t’i sjell Kosovës përparësi të mëdha, sepse përmes këtyre institucioneve do të mund të mbrohen interesat e qytetarëve të Kosovës, si dhe të bizneseve kosovare në këtë sferë. Mirëpo, në një të ardhme të afërt, sa i përket telefonisë si teknikë e komunikimeve, mund të themi se rëndësia është duke i rënë – si teknologji e vjetruar. Tashme, në sferën e komunikimeve dominojnë ato përmes rrjetit dhe protokolleve të internetit (IP) që janë duke u përdorur nga një numër platformash të fuqishme, si Viber, Messinger, Skype etj.”, u shpreh ai.

Dida në fund ka theksuar se duke i parë zhvillimet marramendëse të teknologjive e reja të komunikimeve, së shpejti më as nuk do të ketë nevojë për kod telefonik – në kuptimin klasik të fjalës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

MEKA HALAL FOOD
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori