LAJMI I FUNDIT:

Dialogun me Prishtinën, Vuçiq e krahason me një lojë shahu: “Ka ende figura në tabelë, do të përpiqemi të nxjerrim një remi”

Dialogun me Prishtinën, Vuçiq e krahason me një lojë shahu: “Ka ende figura në tabelë, do të përpiqemi të nxjerrim një remi”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur rreth dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës ka bërë një krahasim me një lojë shahu.

Siç ka thënë Vuçiq, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, në këtë kontekst, në tabelën e lojës së shahut tanimë ka ende shumë figura në lojë dhe Serbia po kërkon që të nxirret një remi.


“Ne jemi ende në një pozitë shumë të vështirë. Ka ende në figura në kutinë e lojës. Është e mundur për të luftuar për të nxjerrë një lloj remi, edhe pse kjo do të jetë shumë e vështirë”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ai, siç thuhet më tej, “ka shprehur shpresën se kurrë nuk do të ketë një luftë, por ata do të gjejnë një zgjidhje për çështjen e Kosovës, dhe se çdo vonesë do të ketë pasoja negative për çështje të tjera”.

Një gjë të tillë ai thuhet ta ketë thënë duke aluduar në deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se nëse tentohet të ketë ndarje të Kosovës, kjo do të thotë luftë.

“Ndarja për mua është luftë, unë këtë e them pa hezitim dhe është rrezik me fol për ndarje…”, ka deklaruar Haradinaj, teksa debatonte për çështjen e shkëmbimit të territoreve në një debat në RTV Dukagjini.

Ndërkaq sipas Vuçiqit, kjo nuk është hera e parë që një deklaratë e tillë vjen nga Prishtina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori