LAJMI I FUNDIT:

Di Maria i hapur për të qëndruar te Juventusi

Di Maria i hapur për të qëndruar te Juventusi
(Foto: Getty)

Përkundër thashethemeve të ndryshme se Angel Di Maria është i gatshëm të largohet nga Juventusi në verë, njoftimet e reja pohojnë se argjentinasi është i hapur të qëndrojë në Torino.

Anësori nënshkroi kontratë njëvjeçare me Zonjën e Vjetër në verën e kaluar kur u transferua si futbollist i lirë.


Gjërat nuk filluan mirë për 35-vjeçarin, ndërsa tifozët e kritikuan se po i shfrytëzon Bianconerët për të qëndruar në formë për Kampionatin Botëror, të cilin e fitoi me Argjentinën.

(Foto: Getty)

Mirëpo, gjërat kanë ndryshuar në javët e fundit dhe pas suksesit në Katar, ai po kalon formë të shkëlqyer edhe me klubin.

Tifozët e Juves kanë ndërruar mendje në lidhje me Di Marian
Lexo po ashtu Tifozët e Juves kanë ndërruar mendje në lidhje me Di Marian

Tuttosport njofton se Di Maria është duke e shqyrtuar mundësinë e qëndrimit te Juventusi edhe për një sezon dhe është duke e pritur ofertën nga klubi italian.

Për më shumë, pensionimi është akoma larg për argjentinasin, i cili e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pjesë e përfaqësueses së tij për Copa America në verën e vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori