LAJMI I FUNDIT:

Di Francesco me fjalë të mëdha për Ibrahimovicin nga Kosova: Mos harroni se është vetëm 17 vjeçar

Di Francesco me fjalë të mëdha për Ibrahimovicin nga Kosova: Mos harroni se është vetëm 17 vjeçar

Arijon Ibrhaimovic ka filluar të lë gjurmë në futbollin italian vetëm disa muaj pas transferimit nga Bayern Munichu.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova pas debutimit në Serie A, ka luajtur titullar në Kupën e Italisë ku ka shënuar edhe një gol të rëndësishëm me fanellën e Frosinones.


Trajneri i Frosinones, Eusebio Di Francesco nuk i kurseu fjalët motivuese ndaj sulmuesit me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic.

Di Francesco theksoi se ai është vetëm 17 vjeç, por në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Torinos tregoi rritje.

Bayerni duhet të paguaj një shumë të lartë për ta rikthyer në Gjermani talentin shqiptar
Lexo po ashtu Bayerni duhet të paguaj një shumë të lartë për ta rikthyer në Gjermani talentin shqiptar

“Ai ka lindur mesfushor sulmues. Nuk i ka mbushur ende 18 vjeç mos e harrojmë këtë, pasi është çështje pjekurie sa i përket pikëpamjes teknike”.

“Duhet të përmirësohet shumë, por ka demostruar rritje në të gjitha nivelet në Torino, duke përfshirë edhe atë mbrojtës. Megjithatë duhet dhe mund të bëjë më shumë”.

Sulmuesi shqiptar Arijon Ibrahimovic i shënon Torinos në Kupën e Italisë
Lexo po ashtu Sulmuesi shqiptar Arijon Ibrahimovic i shënon Torinos në Kupën e Italisë

“E nisi paksa i çorganizuar, por ne e vlerësojmë paraqitjen  e tij. Ai mund të luajë në 4-3-3”, u shpreh Di Francesco.

Ibrhaimovic është i huazuar te Frosinone nga Bayern Munich, por klubi italian ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 3,5 milionë euro. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori