Dhunë në familje, arrestohet një person në Podujevë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe kishte kanosur dy persona të tjerë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten, në Podujevë.
Siç thuhet në raport, sipas ankuesit i cili e ka raportuar rastin, i dyshuari ka probleme psikike.
“I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































