LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë transferimet e dështuara në Premierligë

Dhjetë transferimet e dështuara në Premierligë

Tregu i transferimeve ishte i mbushur gjatë verës së kaluar edhe në Premierligë, klubet e së cilës harxhuan me qindra miliona në lojtarë. Duke shikuar nga fillimi e deri në këto ditë të fundit të sezonit, shumë klube i kanë harxhuar në vendin e duhur paratë e tyre.

Manchester United harxhoi rreth 65 milionë euro për blerjen e katërshes Carlos Tevez, Owen Hargreaves, Anderson dhe Nani, por menaxheri Alex Ferguson, do të ndahet i kënaqur me sezonin e tyre debutues në Old Trafford.

Por, krahas të suksesshmëve ka pasur edhe shumë të dështuar. The Sun ka përzgjedhur dhjetë blerjet më të dështuara të sezonit, duke i përjashtuar lojtarët të cilët janë transferuar në afatin kalimtar të janarit. Të shohim nëse janë të qëlluara.



10. Freddie Ljungberg

Ljungberg i dha fund karrierës së tij me Arsenalin, pas nëntë vitesh mjaft të suksesshme me klubin nga Londra veriore. Me gjithë arritjet e tij gjatë të kaluarës, ishte e vështirë të kuptohet se pse West Ham pagoi afro 4 milionë euro dhe një rrogë që të nxjerr sytë nga vendi, për një lojtarë të përmbysur nga lëndimet, vitet e suksesshme të të cilit ishin vetëm e kaluar.


9. Robert Earnshaw

Earnshaw është i vetmi lojtari i cili ka shënuar hat-trick në të gjitha katër divizionet angleze, në të dyja garat e kupës në Angli dhe në ndeshje ndërkombëtare. Por, pavarësisht këtij akti heroik, sulmuesi kurrë nuk shkëlqeu në Premierligë. Për një shumë prej afro 4.5 milionë eurosh, uellsiani ishte nënshkrimi më i madh i sezonit për Derby Countyn, por ai dështoi të shënojë gjatë një sezoni mjaft dëshpërues të ekipit të tij.


8. David Rozehnal

Newcastle ka një varg kandidatësh në këtë listë, por ai që bie në pah është Rozenhal. Lojtar që i kushtoi 3 milionë euro ekipit anglez, ishte i fundit në linjën që dështoi të kontribuojë në mbrojtjen e klubit dhe u dha si huazim tek Lazio në afatin e janarit. Ai u duk i paaftë edhe pas djelmoshave të ri si Jose Enrique dhe Abdoulaye Faye.


7. Younes Kaboul

Mbrojtësi u parashikua si ylli i ardhshëm i Tottenhamit, pas ardhjes nga Auxerre. Kaboul shpejt u përfshi në ekipin e parë, por një varg i paraqitjeve të çoroditura e lanë atë jashtë fushe. Francezi edhe më tej ka rastin të dëshmohet në këtë ekip, por megjithatë është ende larg të mbulojë blerjen prej 10 milionë eurosh.


6. David Nugent

Vetëm një vit më parë, Nugent ishte në rrugë të mbarë, pasi që shënoi për Anglinë që me debutimin e tij. Por ku shkoi keq? Sulmuesi mezi gjet rastin për të luajtur në Portsmouth, duke nxitur pyetjen se pse Harry Redknapp ishte aq i prirë të harxhojë 7.5 milionë euro për të.


5. Diomansy Kamara

Fulham dështoi në tërësi gjatë transferimeve të verës së kaluar. Por, harxhimi prej 7.5 milionë eurosh i trajnerit Lawrie Sanches në Kamaran, ishte padyshim shpërdorimi më i madh, derisa sulmuesi edhe një herë dështoi të tregojë aftësitë e tij. Edhe pse shënoi dy gola ndaj ndeshjes së fundit kundër Manchester Cityt, kjo nuk duhet të mbulojë sezonin e dobët të tij.


4. Mido

Pati shumë habi kur trajneri i Middlesbrough, Gareth Southgate, transferoi Midon pasi që humbi yjet si Yakubu dhe Mark Viduka. Sulmuesi, i cili kushtoi plotë 7.5 milionë euro, shënoi në dy ndeshjet fillestare, por golat u shterën dhe egjiptiani dështoi të gjejë rrjetën në 15 ndeshjen e radhës.


3. Darren Bent

I transferuar për një shumë prej mbi 21 milionë euro, Bent gjithmonë ka luftuar për të justifikuar çmimin e lartë, pjesërisht si zëvendësues. Sulmuesi ka dështuar të krijojë një partneritet dominues me Dimitar Berbatov dhe Robbie Keane. Tetë golat e shënuar, e kanë mbrojtur atë nga etiketimi si një dështim i tërësishëm, por Bent do të duhet të tregojë veten në sezonin e ardhshëm.


2. Rolando Bianchi

Mbase njëra prej blerjeve më të mëdha të trajnerit të ri të Manchester Cityt, Sven Goran Eriksson, e cila nuk mund të shpjegohet, ishte arritja e Bianchit nga Reggina për 12 milionë euro. Sulmuesi italian kurrë nuk u përshtat me lojën e as me jetën e Premierligës; ai vazhdimisht mbante doreza dhe qafore.


1. Florent Malouda

Malouda është i fundit në listën e gjatë të lojtarëve të Chelseat, që dështuan të dëshmojnë vlerën e tyre të fryrë. Blutë harxhuan 15 milionë dollarë në francezin, por sulmuesi nuk arriti të tregojë ndonjë ndikim dhe nuk ishte aspak kërcënues në Premierligë. Malouda do të kishte konkurrent edhe Claudio Pizarron, Tal Ben Haim dhe Steve Sidwell, si kryesues i kësaj liste, nëse ata nuk do të ishin transfero të lira.