Me sa duket, disa anëtarë të familjes mbretërore mendojnë se rregullat janë krijuar për t’u thyer . Deri vonë, ‘rebelja’ e familjes mbretërore britanike konsiderohej Princesha Diana, dhe ajo kishte arsye të mira për të.

Për shembull, veshja e saj për hakmarrje, intervistat e ndershme në lidhje me marrëdhënien me burrin e saj, apo përqafimet me njerëzit që kishin HIV. Secila nga këto akte tronditi mediat dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Por sot, ‘rebelët’ më të mëdhenj midis monarkëve janë Duka dhe Dukesha e Sussex-it që vazhdojnë të dëshmojnë idenë se shumica e rregullave dhe traditave mbretërore janë gjëra të së kaluarës.

Bright Side ka vendosur të kujtojë disa nga rastet kur Princi Harry dhe Meghan Markle vendosën të injorojnë etiketat mbretërore dhe duket se ata nuk pendohen për këtë.

1. Meghan Markle nuk vesh sytjena gjatë një ngjarje zyrtare

Meghan Markle (Foto: Getty Images/Guliver)

Për paraqitjen e saj të parë në publik si Dukeshë, Meghan Markle zgjodhi një fustan të tejdukshëm nude dhe një kapelë nga ‘Philip Treacy’ që përputhej me veshjen. Gjithçka dukej në rregull derisa shtypi dhe përdoruesit e internetit vunë re që ajo nuk kishte veshur sytjena. Rregullat thonë se gratë e familjes mbretërore nuk mund të paraqiten në ngjarje zyrtare pa veshur këtë pjesë të brendshme. Por, Dukesha ka mendimin e saj për këtë. Për shkak se Markle mbështet idenë e feminizmit, ajo është e bindur që një stil elegant mund dhe duhet të kombinohet me rehatinë e saj personale.

2. Princi Harry dhe Meghan Markle nuk i fshehin ndjenjat e tyre në publik

Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: James Whatling / MEGA / EAST NEWS)

Përqafimet dhe natyrisht puthjet në publik janë të ndaluara në familjen mbretërore, por Duka dhe Dukesha e Sussexit nuk mendojnë se ka ndonjë gabim në të. Ata rregullisht mbajnë duart dhe përqafojnë njëri-tjetrin, dhe pas fitores në veprimtarinë bamirëse me polo, Princi Harry puthi me pasion Meghan Markle. Sidoqoftë, këto gjeste gjatë ngjarjeve sportive nuk janë diçka e rrallë. Princesha Diana gjithashtu puthi Princin Charles pas këtyre ndeshjeve.

3. Meghan Markle mbyll dyert e veturave vetë

Meghan Markle (Foto: Max Mumby/Indigo/Getty Images)

Edhe pse kjo gjë nuk është një shkelje e madhe e protokollit, anëtarët e familjes mbretërore nuk e bëjnë këtë. Eksperti i Etikës, William Hanson theksoi se kjo nuk është një shkelje protokollare dhe tha, “Zakonisht, nëse jeni anëtar i familjes mbretërore ose një dinjitoz, keni një anëtar të stafit për të hapur dhe mbyllur një derë makine për ju”, zakonet e saj të vjetra tregojnë se sa e ndrojtur është ende Markle.

4. Princi Harry fluturoi në Kanada për të parë Meghan Markle pas turneut të tij në Karaibe

Meghan Markle dhe Princ Harry (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images)

Edhe para se Princi Harry t’i propozonte Markle, ai e vizitoi atë në Toronto, ku aktorja ishte në mes të xhirimit të një filmi. Por, kjo në fakt bie në kundërshtim me politikën zyrtare të familjes mbretërore që thotë se anëtarët e saj nuk duhet të ndërthurin vizitat zyrtare me punët e tyre personale. Pas turneut të tij në Karaibe, Princi Harry ishte dashur të kthehej në Londër, ku ai kishte planifikuar disa ngjarje publike, por ai shkoi për të parë Meghan në vend.

5. Meghan Markle nuk vesh pantallona të gjera

Meghan Markle (Foto: Polaris / East News)

Pantallonat e gjera janë një element i domosdoshëm në veshjet e anëtarëve të familjes mbretërore kur ato paraqiten në publik. Mbretëresha Elizabeth II kërkon që familja mbretërore të ndjekë gjithmonë këtë rregull pavarësisht se çfarë moti ka. Megjithatë, Meghan Markle është shfaqur në publik disa herë jo vetëm duke injoruar këtë rregull, por edhe duke veshur këpucë me majë të hapura, të cilat janë një tabu tjetër, sipas etiketimeve mbretërore.

6. Princi Harry dhe Meghan Markle i hoqën këpucët në plazh

Meghan Markle dhe Princ Harry (Foto: SAEED KHAN / AFP / East News)

Gjatë një vizite në Australi në tetor 2018, Duka dhe Dukesha e Sussexit vizituan plazhin e famshëm të Sidneit Bondi. Princi Harry dhe Meghan Markle i hoqën këpucët dhe ecën këmbë zbathur në rërë, e cila është një kundërshtim i drejtpërdrejtë i mirësjelljeve mbretërore. Ky ndalim funksionon kryesisht për gratë. Dhe Kate Middleton, ndryshe nga Duka dhe Dukesha e Sussexit ndjek këtë rregull.

7. Meghan Markle nuk kishte vënë një etiketë me emrin e saj gjatë një gare

Meghan Markle dhe Princ Harry (Foto: SAEED KHAN / AFP / East News)

Gara vjetore në Ascot ka kërkesa shumë të rrepta të kodit të veshjes. Vizitorët femra të kësaj ngjarjeje prestigjioze duhet të zgjedhin veshjet më të mbyllura që janë të paktën me gjatësi mbi gjunjë. Ato gjithashtu supozohet të veshin kapele elegante dhe etiketa të veçanta të markave me emrat e tyre. Por gjatë garës për vitin 2018, Meghan Markle injoroi kërkesën për etiketën e saj të emrit. Për dallim nga të ftuarit e tjerë, Dukesha nuk e vuri një simbol në veshjen e saj, por e mbajti atë në dorë. Nga rruga, i vetmi anëtar i familjes mbretërore që nuk ka pse të veshë një etiketë emri është Mbretëresha Elizabeta II.

8. Meghan Markle ecën para Princit Harry

Meghan Markle dhe Princ Harry (Foto: SAEED KHAN / AFP / East News)

Sipas protokollit mbretëror, anëtarët e familjes mbretërore origjina ose statusi i të cilave është më i ulët supozohet të qëndrojnë prapa. Meghan Markle ka qenë shumë përpara Princit Harry gjatë ngjarjeve publike.

9. Duka dhe Dukesha e Sussexit e uruan Princin Xhorxh në një mënyrë joortodokse

Kensington Royal (Foto: Instagram)

Fjalët e Princit Harry dhe Meghan Markle dukeshin se ishin shumë joformale për shumë njerëz. Ata nuk e lanë vetëm një koment nën foton e George që u publikua në faqen zyrtare në Instagram të Kensington Palace (dhe ata duhej të bënin një postim më vete në faqen e tyre në Instagram), por ata gjithashtu harruan të përmendnin edhe titullin e plotë të mbretit të ardhshëm. Edhe në këtë mesazh urimi joformal, Princi Harry dhe Meghan Markle duhej ta quanin ‘Lartësia e Tij Mbretërore’.

10. Meghan Markle vesh rregullisht veshje të zeza në publik

Meghan Markle (Foto: Anwar Hussein / SIPA / EAST NEWS)

Në familjen mbretërore, ngjyrat e zeza përdoren vetëm gjatë ngjarjeve të zisë. Më shumë se kaq, sa herë që një anëtar i familjes mbretërore udhëton diku, ata paketojnë një sërë rrobash të zeza në mënyrë që të kthehen në shtëpi duke veshur këto rroba, në rast se monarku vdes. Kjo traditë është ndjekur që nga viti 1952 kur Elizabeta II ishte duke vizituar Kenia dhe babai i saj vdiq.

Meghan Markle mban rregullisht rroba të zeza në ngjarje zyrtare. Ajo madje vizitoi “British Fashion Awards 2018” me thonjë të zi, që është një tjetër shkelje e etiketave mbretërore që lejon gratë të kenë vetëm thonjtë nude ose rozë.

A mendoni se kur ky çift shkel rregullat mbretërore, ata tregojnë mungesë respekti ndaj monarkëve të tjerë? Apo është një përpjekje për të qenë sa më afër njerëzve të thjeshtë dhe një tendencë e mirë në përgjithësi?. /Telegrafi/