LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë paraqitjet ekstravagante të Adrola Dushit në festivalin Kënga Magjike

Dhjetë paraqitjet ekstravagante të Adrola Dushit në festivalin Kënga Magjike
Adrola Dushi

E kemi parë duke pushtuar pasarelat e modës ndër vite, por thuajse për herë të parë në rolin e prezantueses në një skenë kaq gjigante siç është festivali “Kënga Magjike”.

Dhe Adrola Dushi tashmë e ka dëshmuar se përveçse është një modele e shkëlqyer lirshëm mund të marrë përsipër përgjegjësinë për të prezantuar festivale të tilla, që kanë bërë revolucion në muzikën dhe artin shqiptar.

Paraqitja e saj në këtë garë madhështore është komentuar mjaft shumë dhe sigurisht nuk kanë munguar komplimentet nga miqtë dhe të afërmit, pavarësisht asaj se nuk mund të iu pëlqejë të gjithëve.

Nis zyrtarisht "Kënga Magjike 2019", Adrola Dushi duket mahnitëse me paraqitjen e saj
Lexo po ashtu Nis zyrtarisht "Kënga Magjike 2019", Adrola Dushi duket mahnitëse me paraqitjen e saj

Megjithëse në përditshmëri Adrola spikat për stilin minimalist, larg xixave dhe ekstravagancës, në këto tri netë bukuria e saj filloi nga koka e deri tek këmbët, me kujdes dhe rëndësi të veçantë në secilën veshje, natyrisht të përputhur me festivalin që u zhvillua në Kongresin e Pallateve, në Tiranë.

Telegrafi më poshtë ju sjell dhjetë paraqitjet ekstravagante të modeles Dushi – unike dhe me plot sharm:

Adrola Dushi me plot sharm në Kënga Magjike

Në anën tjetër, festivali këtë vit ishte më ndryshe, për herë të parë pas 20-vitesh, nuk u ndanë çmime dhe nuk pati nominime.

Çmimet e vetme ishin ato për dy kategoritë e reja të këtij viti: New International Artist dhe Best Big International, si dhe për artistin e ri më të mirë.

Kështu, Çmimi Best New Artist shkoi për Khuba, New International Artist shkoi për grupin italian Sisma dhe Best Big International shkoi për artisten nga Maqedonia e Veriut, Tamara Todevska.

Sa i përket çmimeve kryesore, Eneda Tarifa fitoi vendin e parë, në vend të dytë Fifi dhe vendi i tretë i takoi këngëtares Angjela Peristeri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori