LAJMI I FUNDIT:

Nis zyrtarisht “Kënga Magjike 2019”, Adrola Dushi duket mahnitëse me paraqitjen e saj

Nis zyrtarisht “Kënga Magjike 2019”, Adrola Dushi duket mahnitëse me paraqitjen e saj
Adrola Dushi dhe Ardit Gjebrea në natën e parë të "Kënga Magjike 2019" (Foto: TV Klan/Instagram)

Ka nisur zyrtarisht edicioni i nëntëmbëdhjetë i festivalit të madh shqiptar, “Kënga Magjike 2019”.

Artistët që do të prezantohen janë të shumta, teksa skenografia e festivalit i ka mahnitur të gjithë.


Bukuroshja Adrola Dushi është përzgjedhur si prezantuesja e edicionit të sivjetmë.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale para nisjes së natës së parë, modelja është shfaqur tejet tërheqëse e veshur me një fustan të zi, i cili theksoi linjat e saj trupore.

Adrola Dushi në natën e parë të “Kënga Magjike 2019” (Foto: Class/Facebook)

Përndryshe, artistët që performojnë sonte (e mërkurë) në natën e parë të festivalit janë:

Kategoria “Big & Big International”

Aimee Sophia, Anxhela Peristeri, Ardit Çuni, Endri dhe Stefi, Elita Reçi, Erik Lloshi, Fifi, Jehona Sopi, Jason Walker, Marsela Çibukaj, Mar Shine, Olsi Bylyku, Rovena Dilo ft. Fit Man & Rolla, Vitmar Basha, West Side Family;

Kategoria “New Artist & New International Artist”

Alex Alexander, Dario Zela, Klara Doçi, Laura & Elisa Gjipi, Laxxard, Lina Pejovska, Marjona Metohu, Sany, Sharr Braina.

Kujtojmë që “Kënga Magjike” këtë vit është organizuar nën moton “Këndojmë për të ndërtuar”, – që vjen si solidarizim me të prekurit nga dy tërmetet e fundit që goditën Shqipërinë javën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"The Sun" shkruan për moderatoren joshëse shqiptare që prezanton emisionet sportive

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Kam dëgjuar krisma mbrëmë", Graciano u thotë Romeos dhe Heidit të cilët kaluan natën në suitën private

Magazina
Kalo në kategori