LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë muaj më parë luajti me Kosovën, Uran Bislimi tani kthehet si lojtar i Zvicrës

Dhjetë muaj më parë luajti me Kosovën, Uran Bislimi tani kthehet si lojtar i Zvicrës

Uran Bislimi ka kaluar disa muaj të turbullt. Nëntorin e kaluar ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar për Kosovën në një miqësore kundër Armenisë (2-2), dhe tre ditë më vonë shënoi golin e tij të parë kundër Ishujve Faroe (1-1). Dhjetë muaj më vonë, bota e Bislimit duket krejtësisht ndryshe. Ai të shtunën do të luajë sërish në stadiumin Fadil Vokrri, por këtë herë për Përfaqësuesen e Zvicrës.

Në qershor, trajneri i kombëtares Murat Yakin e shfrytëzoi faktin se Bislimi kishte ende të drejtë të luante për Zvicrën pas dy paraqitjeve miqësore për Kosovën.


Në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Rumanisë (2:2), lojtari i lindur në Bazel më në fund mori ftesë dhe debutoi në ndeshjen e parë me Helvetikët.

“Është një ëndërr fëmijërie që realizohet”, tha Bislimi pas paraqitjes së tij të parë me Zvicrën.

Megjithatë, vendimi i tij për ta lënë Kosovën nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët, drejtuesit e FFK-së dhe tifozët, të cilët e kanë kritikuar jashtë mase atë dhe disa të tjerë, të cilët ekipin Dardanë e shohin vetëm si zgjedhje të dytë.

Vetë Bislimi kishte komentuar temën e ndjeshme pas ftesës së tij të tij të parë te Zvicra.

“Që nga thirrja për Zvicrën, nuk ka pasur vetëm reagime pozitive, por edhe më pak pozitive”, tha Bislimi. Megjithatë, ai ka një familje dhe njerëzit e afërt që e mbështetin plotësisht në këtë vendim.

Bislimi tani ka marrë mbështetje edhe nga Federata e Zvicrës në prag të ndeshjes së ardhshme kualifikuese ndaj Kosovës.

“Ne folëm me Uranin në mënyrë që ai të përgatitet mirë për këtë lojë si çdo lojtar tjetër. Sigurisht që është një lojë e veçantë për të dhe bashkëlojtarët e tij me rrënjë kosovare. Por kjo nuk e ndryshon faktin që fokusi është tërësisht te sfida sportive”, thuhet në një përgjigje të federatës zvicerane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori