LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë filmat që do t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të harroni gjithçka

Dhjetë filmat që do t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të harroni gjithçka
She’s Funny That Way, 2014

Ka filma që duket se janë komedi dhe janë të lehtë për t’u parë, por ata prapë lënë një shije të caktuar filozofike. Ky është lloji i filmit për të cilin duam të flasim në këtë artikull. Shpresojmë që ju të doni skenaret e pazakonta dhe shakatë qesharake.

Bright Side ka sjell një listë me 10 filma që do t’iu relaksojnë dhe t’iu bëjnë të harroni gjithçka

Alibi.com, 2017

Yjet pjesëmarrës: Philippe Lachea, odlodie Fontan, Julien Arruti, etj
Vlerësimi i IMDb: 6.5

Si kanë ndryshuar 15 të famshmit që nga fillimi i karrierës së tyre?
Lexo po ashtu Si kanë ndryshuar 15 të famshmit që nga fillimi i karrierës së tyre?

Një agjensi që krijon alibitë është vërtet e zënë. Menaxhohet nga Greg. Projekti është jashtëzakonisht i suksesshëm, dhe personazhi kryesor është plotësisht i lumtur derisa të takojë vajzën e ëndrrave të tij që urren mashtrimin. Personazhi kryesor nuk ka absolutisht asnjë ide se sa e vështirë do të jetë për të të dalë nga kurthi që i ngriti vetvetes.

It’s Kind of a Funny Story, 2010

Yjet pjesëmarrës: Emma Roberts, Zach Galifianakis, Zoe Kravitz, etj
Vlerësimi i IMDb: 7.10

Personazhi kryesor, i riu Craig, sheh një ëndërr ku kryen vetëvrasje dhe pasi zgjohet, ai është aq i frikësuar sa vendos me dëshirë të shkojë në një spital mendor. Për fat të keq, ai aksidentalisht ridrejtohet në seksionin e të rriturve dhe këtu ndodhin gjërat më interesante. Kush do ta merrte me mend se miqësia dhe dashuria mund të gjendeshin në një vend kaq të papritur?

Dai si hing, 2018

Yjet pjesëmarrës: Donnie Yen, Joe Chen, Yu Kang, dhe të tjerët
Vlerësimi i IMDb: 6.3

Një ish-oficer ushtarak fillon të punojë në një shkollë të rregullt në Hong Kong e cila, për fat të keq, do të mbyllet sepse të gjithë studentët janë shumë të pasuksesshëm. Personazhi kryesor zgjidh problemin në mënyrën më jo parëndësishme, që përfundon të jetë një ndërthurje e së kaluarës së tij ushtarake dhe zemrës së tij të mirë.

Like Father, 2018

Yjet pjesëmarrës: Kristen Bell, Danielle Davenport, dhe të tjerët
Vlerësimi i IMDb: 6.1

Personazhi kryesor grindet me të fejuarin e saj. Por muaji i mjaltit ishte paguar tashmë. Kështu, ajo vazhdon një udhëtim me babanë e saj që e kishin lënë ta bënin 20 vjet më parë.

The A-Team, 2010

Yjet pjesëmarrës: Liam Neeson, Bradley Cooper, Jessica Biel, Patrick Wilson, dhe të tjerë
Vlerësimi i IMDb: 6.8

Një ekip i veteranëve të luftës në Irak akuzohet për një krim të kryer nga dikush tjetër. Dhe në mënyrë që të kthehen në lirinë e tyre dhe të rivendosin reputacionin e tyre, ata vendosin të gjejnë kriminelët vetë.

Mauvaises herbes, 2018

Yjet pjesëmarrës: Catherine Deneuve, Kheiron, Andre Dussollier, etj
Vlerësimi i IMDb: 7.3

Historia e ndërlikuar flet për një mashtrues dhe jetim me emrin Wael dhe nënën e tij Monique, të cilët fitojnë para në një mënyrë të padrejtë. Kur kjo duo e pazakontë vjedh nga një mik i mirë i Monique, jeta e personazhit kryesor ndryshohet plotësisht.

She’s Funny That Way, 2014

Yjet pjesëmarrës: Jennifer Aniston, Owen Wilson, dhe të tjerët
Vlerësimi i IMDb: 6.1

Gjithçka ndryshon plotësisht kur një vajzë e quajtur Isabella përfshihet në jetën e një drejtori të Broadway. Sekretet e mahnitshme të familjes zbulohen, shpërthejnë skandale të tmerrshme dhe jeta e qetë e personazhit kryesor ka mbaruar. Por ia vlen totalisht.

Going in Style, 2016

Yjet pjesëmarrës: Michael Cain, Morgan Freeman, Alan Arkin, dhe të tjerë
Vlerësimi i IMDb: 6.6

Shokët e vjetër, Joe, Willie dhe El kanë frikë se janë të moshuar dhe të varfër dhe ata vendosin të kryejnë një krim: ata duan të grabisin një bankë në mënyrë që të kthejnë kursimet e pensionit.

The Healer, 2017

Yjet pjesëmarrës: Oliver Jackson-Cohen, Jonathan Pryce, Camilla Luddington
Vlerësimi i IMDb: 6.2

Personazhi kryesor, Alex, është i sigurt se vetëm gratë, bixhozi dhe alkooli mund t’i japin një kuptim jetës së tij. Pastaj ai takohet me një të afërm të tij që është gati të paguajë të gjitha borxhet e Aleksit, por me një kusht të çuditshëm: ai duhet të jetojë larg shtëpisë së tij aktuale në një hapësirë të vogël për një vit.

Jour J, 2018

Yjet pjesëmarrës: Reem Kherici, Nicolas Duvauchelle, Julia Piaton, etj
Vlerësimi i IMDb: 6.9

Kjo histori flet për Mathiasin, i cili do të martohet shumë shpejt. Por dasma po planifikohet nga ish-e dashura e personazhit kryesor. Dhe ai ende ka ndjenja për të, kështu që ai duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori