LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë fakte frymëzuese rreth ish-bashkëshortes së Bill Gates, Melinda Gates

Dhjetë fakte frymëzuese rreth ish-bashkëshortes së Bill Gates, Melinda Gates
Melinda Gates (Foto: Getty Images)

Filantropistja me famë botërore, Melinda Gates, ka ndërtuar një perandori që nga fillimi i karrierës së saj në Microsoft në 1987.

Ajo u ngrit shpejt në radhët e kompanisë së teknologjisë, duke u bërë menaxhere e përgjithshme e produkteve të informacionit përpara se të martohej me bashkëthemeluesin e Microsoft, Bill Gates, në 1994.


Së bashku, ata krijuan fondacionin Bill & Melinda Gates, i cili vlen më shumë se 50 miliardë dollarë dhe ka ndihmuar në përmirësimin e shëndetit dhe arsimit në mbi 130 vende. Nëse kjo nuk do të mjaftonte, Melinda dhuroi gjithashtu 560 milionë dollarë në 2012 për të përmirësuar kontracepsionin e grave në zonat e varfra.

Nga altruizmi te sipërmarrja sociale e deri tek dëshira për të përparuar teknologjinë në të gjithë botën, idetë e 56 vjeçares kanë frymëzuar shumë dhe e kanë bërë atë një figurë qendrore në të gjithë globin.

Melinda Gates (Foto: Getty Images)

Më poshtë ua sjellim 10 fakte frymëzuese të Melinda Gates:

1. Melinda nuk po planifikonte të punonte në Microsoft

Kur Melinda mbaroi MBA-në në Universitetin Duke, asaj iu ofrua një punë në IBM.

Ajo kishte punuar për kompaninë për disa vite, kështu që dukej e natyrshme të fillonte karrierën e saj atje. Megjithatë, një menaxher punësimi i IBM e largoi atë nga puna me bazë në Dallas. “Unë i thashë rekrutuesit se kisha edhe një intervistë tjetër – në këtë kompani të re, Microsoft”, tha Melinda në një intervistë me revistën Fortune.

“Ajo më tha, Nëse merr një ofertë pune prej tyre, merre, sepse shansi për të ecur para atje është i jashtëzakonshëm”.

Pasi bisedoi me rekrutuesin, Melinda u bë një menaxhere marketingu në Microsoft.

2. Teknologjia ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e jetës së Melindës

Si vajza e një inxhinieri të programit Apollo, Melinda kujtohet duke parë një numër të pafund lëshimesh raketash.

Sipas The Wall Street Journal, ajo ishte hipnotizuar nga ‘momenti i ngritjes’ pak para se anija të ngrihej. Kjo, së bashku me kompjuterin Apple të prindërve të saj, zgjuan interesin e Melindës për teknologjinë.

3. Ajo është bashkë-kryetare e Fondacionit Bill & Melinda Gates

Melinda ka qëndruar si bashkë-kryetare e fondacionit Bill & Melinda Gates që nga themelimi i saj në 2000.

Ajo tha se ishte frymëzuar për të filluar organizatën e tanishme me 50.7 miliardë dollarë pasi vizitoi Afrikën në 1993.

“Ishte e pabesueshme … Por ajo që na preku vërtet, ishin njerëzit dhe varfëria ekstreme”, shpjegoi Melinda gjatë një bisede në TED. “Ne filluam t’i bëjmë vetes pyetje. A duhet të jetë kështu?”.

Që nga ai moment, ka udhëhequr donacionet miliona dollarëshe – së fundmi duke i dhënë Universitetit Emory një grant prej 180 milionë dollarësh për të financuar kërkimet për vdekshmërinë e fëmijëve.

Bill Gates dhe Melinda (Foto: Getty Images)

4. Melinda ka planifikuar të dhurojë pasurinë e saj

Melinda dhe burri i saj kanë vendosur të dhurojnë një shumicë dërrmuese të parave të tyre për bamirësi.

Kjo ide fitoi popullaritet përmes fushatës së saj dhe të Bill “The Giving Pledge” – në të cilën miliarderët mund të premtojnë se do të dhurojnë pasurinë e tyre për filantropinë.

Së bashku me Gates, bashkëthemeluesi i “Giving Pledge”, Warren Buffett, ka deklaruar se ai do të vërë më shumë se 99 për qind të pasurisë së tij drejt filantropisë.

5. Ajo mori ‘Medaljen Presidenciale të Lirisë’ në 2016

Falë karakterit dhe përkushtimit bamirës të Melinda dhe Bill, ata u nderuan me “Medaljen Presidenciale të Lirisë” nga Barack Obama në 2016.

6. Melinda krijoi kompaninë “Pivotal Ventures LLC” për të drejtuar të ardhmen e Amerikës

Ndërsa Melinda po bën pjesën e saj për të shëruar pabarazitë ndërkombëtare, ajo gjithashtu dëshiron ta shtyjë Amerikën të jetë një komb më i prosperuar për të gjithë qytetarët – kjo është arsyeja pse ajo krijoi kompaninë “Pivotal Ventures LLC”.

E themeluar në vitin 2015, “Pivotal Ventures” synon të ‘rrisë mirëkuptimin rreth çështjeve, të zgjerojë pjesëmarrjen, të inkurajojë bashkëpunimin dhe të nxisë qasje të reja që përmirësojnë ndjeshëm jetën e njerëzve’.

Kompania e Melinda ka investuar në biznese që avokojnë për pushime familjare me pagesë, ofrojnë shërbime të shëndetit mendor për adoleshentët dhe synojnë të shkatërrojnë hendekun gjinor në teknologji.

Melinda Gates (Foto: Wire Image)

7. Melinda është renditur në vendin e gjashtë në listën e ‘Grave më të fuqishme të Forbes’

Melinda ka gracuar listën e Forbes për ‘Gratë më të Fuqishme të Botës’ për vite me rradhë.

Në vitin 2018, ajo u rendit e gjashta, pas udhëheqësve botërore si Angela Merkel dhe Theresa May.

Në të kaluarën, Forbes tha që Melinda ka bërë përparime të mëdha në shëndetin e grave në të gjithë globin, duke përdorur fondacionin e saj për të ulur vdekjet e nënave me 57 për qind në Etiopi gjatë 30 viteve të fundit.

8. Ajo krijoi një komunitet të optimistëve për të krijuar një botë më të mirë

Melinda nuk dëshiron që biseda rreth inovacionit global të përfundojë me të.

Për të tërhequr njerëz nga të gjitha shtresat e jetës në përmirësimin e botës, ajo krijoi platformën “Evoke”.

“Më pëlqen të mendoj për ne si një komunitet i mundësive – njerëz që besojnë se bota mund të bëhet më mirë dhe janë të përkushtuar të bëjnë pjesën tonë për ta përmirësuar atë”, thotë Melinda në faqen zyrtare të kompanisë.

9. Melinda ekuilibron jetën e saj me familjen dhe meditimin

“Unë jam një person që zgjohem herët në mëngjes”, tha Melinda për Cut gjatë një interviste. “Më pëlqen të ngrihem rreth orës 6:30 të mëngjesit, dhe atë orë të parë e kaloj qetë. Unë bëj meditim, disa shtrirje, joga dhe gjithmonë bëj një lloj leximi shpirtëror”.

Kur Melinda nuk mediton, ajo kalon kohë me vajzën e vogël, Phoebe në shtëpinë e tyre në Seattle.

Melinda Gates (Foto: Getty Images)

10. Në vitin 2019, Melinda publikoi librin e parë The Moment of Lift: How Empowering Women Changes the World.

Së bashku me të qenit një themeluese e suksesshme dhe një grua model, Melinda tani është edhe autore.

Në prill të vitit 2019, ajo publikoi librin The Moment of Lift: How Empowering Women Changes the World.

Melinda thur anekdota personale nga karriera e saj filantropike me fakte rreth çështjeve të ndryshme në botë. “Unë kam takuar burra dhe gra në të gjithë botën për 20 vjet në punën e fondacionit, dhe kaq shumë gra kanë ndarë historitë e jetës së tyre me mua”, tha ajo. “Dhe duke ndarë historinë e tyre dhe pak për udhëtimin tim personal, shpresoj të thërras njerëz të tjerë në veprim për fuqizimin e grave në të gjithë botën”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Besa Rraqi,

Besa Rraqi, "nusja" kerçovare e haxhisë së Bashkallajkit

Magazina
Kalo në kategori