LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë enigmat e Barcës për sezonin e ri – nga formacioni i mundshëm, deri te rikthimi i Neymarit

Dhjetë enigmat e Barcës për sezonin e ri – nga formacioni i mundshëm, deri te rikthimi i Neymarit

Barcelona është para një dileme të madhe para se të fillojë sezonin 2019/2020, pasi ende nuk e ka të qartë se cilët lojtarë t’i largojë dhe cilët t’i mbajë.

Kampioni i La Ligas do të ketë probleme edhe në renditjen e disa lojtarëve në fushë, e që Marca ka studiuar pikat kyçe të skuadrës:


Krahu i djathtë

Nelson Semedo ka kërkuar largimin në këtë afat kalimtar, por Barca nuk do ta lejojë të largohet. Sergio Roberto shihet si lider i krahut të djathtë, mirëpo në sezonin e ri portugezi mund të përfitojë më shumë minuta.

Nelson Semedo (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Krahu i majtë

Jordi Alba është lider në krahun e majtë, pas largimit të Lucas Dignes. Ernesto Valverde po kërkon një rival për të, në mënyrë që mos të ndihet spanjolli komod në pozitën e tij.

Jordi Alba(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Qendra e mbrojtjes

Jeison Murillo dhe Thomas Vermaelen u largua në këtë verë si lojtar të lirë, derisa Samuel Umtiti pritet që përfundimisht të qëndrojë në Camp Nou. Gerard Pique është lider i padiskutueshëm i mbrojtjes, derisa Blaugranët dështuan t’i marrin shërbimet e Matthijs de Ligt nga Ajaxi.

Ndryshimi i sistemit

Barcelona nuk e ka ndryshuar skemën 4-3-3 që nga koha e Frank Rijkaard, përjashtuar këtu në disa raste speciale. Me arritjen e Antoine Griezmannit, skema e skuadrës katalunase ndoshta mund të pësojë ndryshime, por edhe që me shumë gjasë do të mbetet në atë të vjetrën, me Sergio Busquetsin si lider i mesfushës.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ri (Foto: Marca)

Zëvendësuesit e vjetër me ata të rinj

Gerard Pique, Jordi Alba, Sergio Busquets, Ivan Rakitic, Lionel Messi dhe Luis Suarez, shihen si të paprekshëm në skemën e Valverdes, derisa në këtë listë mund të futet edhe Arturo Vidal.

Lionel Mesi dhe Luis Suarez (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Kush do të jetë mbreti i mesfushës

Marca raporton se Sergio Busquets mund të rivalizohet nga Arthur Melo dhe Frenkie de Jong për pozitën e mesfushorit organizativ, shkaku i moshës së tij, por trajneri i skuadrës katalunase do t’i bëjë zgjedhjet e tij para se të fillojë sezoni i ri.

De Jong dhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu (Foto: FC Barcelona)

Me këta sulmues apo rikthimi i Neymarit

Transferimi i Neymarit nga Barcelona duket si një gjë shumë e komplikuar. Sulmuesi brazilian e ka kërkuar tashmë largimin nga Paris Saint-Germain, mirëpo katalunasit nuk janë të gatshëm që të paguajnë mbi 200 milionë euro. Kështu, Valverde mund të mbetet me Suarezin, Dembelen në qendër të sulmit, pa përjashtuar këtu edhe Griezmannin.

Neymar (Foto: Buda Mendes/Getty Images/Guliver)

Largimet

Jasper Ciellessen, Murillo, Kevin Prince Boateng, Vermaele, Denis Suarez dhe Andre Gomes, janë larguar nga skuadra, derisa në listën e largimeve janë edhe Rafinha, Philippe Coutinho dhe Malcom.

Malcom (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Pozita e Valverdes

Pasi e ka humbur finalen e Kupës së Mbretit ndaj Valencias dhe u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpooli, trajneri spanjoll do ta ketë shansin e fundit që ta shpëtojë pozitën e tij te Barcelona. Në rast se Valverde nuk i bind drejtuesit e klubit, atëherë mund të shkarkohet edhe në mes të sezonit.

Ernseto Valverde (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Bartomeu dhe ndikimi i tij

Gjithçka fillon dhe mbaron nga pozita e presidentit të klubit. Neymar mund të transferohet vetëm nga këmbëngulësia e Bartomeut. Nëse presidenti i katalunasve dëshiron që braziliani të rikthehet në Camp Nou, atëherë një gjë e tillë do të ndodhë. Por, në këtë marrëveshje, duhet të kemi parasysh edhe borxhet që janë futur kampionët e La Ligas për rinovimin e stadiumit dhe transferimeve të bëra në dy vitet e fundit. /Telegrafi/

Josep Bartomeu (Foto: Miquel Benitez/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori