LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë dështimet më të mëdha në Ligë Premier (Foto)

Dhjetë dështimet më të mëdha në Ligë Premier (Foto)

Nëse ka një sensacion si Jamie Vardy, ka edhe nga ata që kanë habitur për të keq si Eden Hazard, Christian Benteke e Bastian Schweinsteiger.

Por nuk janë vetëm lojtarët që vlerësohen pasi që edhe skuadrat si Leicester, Tottenham dhe West Ham kanë treguar më shumë se që është pritur nga ta.


Më poshtë mund t’i gjeni dhjetë dështimet më të mëdha në Ligën Premier këtë sezon të nxjerra nga Daily Mail. /Telegrafi/

10. Skuadrat në shtëpi

Si asnjëherë më parë këtë vit shumë skuadrat nuk kanë arritur të marrin shumë pikë në shtëpi. Deri më tani ka pasur 120 fitore në shtëpi dhe 101 mysafirë, një diferencë shumë e vogël.

10

9. Eliaquim Mangala (Manchester City)

Erdhi me shumë bujë në Ligën Premier, për një shumë prej 42 milionë funte. Ai këtë vit dështoi të tregojë vetën edhe pse është pritur që viti i tij i parë të jetë si përshtatje e i dyti për të treguar se vlen.

9

8. Chelsea

Kampioni aktual u prit që këtë vit ta thotë fjalën e vet, por deri më tani nuk ka mundur të ngjitet më shumë se në pozitën e 10-të.

8

7. Gokhan Inler (Leicester City)

I ardhur nga Napoli me bujë, mesfushori zviceran nuk arriti ta ketë impaktin e duhur në skuadrën e Leicesterit.

7

6. Roberto Martinez (Trajneri i Evertonit)

Vitin e shkuar, Martinezi me Evertonin thanë fjalën e tyre në Ligën Premier, por këtë vit edhe pse me yje si Ross Barkley, Romelu Lukaku dhe John Stones nuk mundën të ngjiten lartë.

6

5. Fizioterapeutët e Arsenalit

Arsenali ka mundur të konkurrojë për titull këtë vit por skuadra e Arsene Wenger nuk u bë rahat asnjëherë prej lëndimeve.

Santi Carzola, Jack Wilshere, Danny Welbeck, Petr Cech, Alex Oxlade-Chamberlain, Aaron Ramsey, Tomas Rosick, Francis Coquelin dhe Matthieu Flamini janë disa nga lëndimet afatgjata të kësaj skuadra.

5

4. David Silva (Manchester City)

Mesfushori spanjoll në vitet e fundit ishte njëri ndër lojtarët më të mirë në Ligën Premier. Këtë vit ai totalisht është jashtë formës.

4

3. Bastian Schweinsteiger (Manchester United)

Ishte lojtari i ndeshjes në finalen Gjermani – Argjentinë. Bastian Schweinsteiger erdhi në Old Trafford me shumë bujë, por lëndimet nuk e lanë të tregojë vetën.

3

2. Christian Benteke (Liverpool)

Erdhi në Liverpool nga Aston Villa për 32.5 milionë funte. Ai ka shënuar vetëm tetë gola në 35 ndeshje.

2

1. Eden Hazard (Chelsea)

Vitin e shkuar ishte lojtari më i mirë i kampionatit, ndërsa këtë vit mbetet larg asaj që tregoi. Ai shënoi 19 gola sezonin shkuar, ndërsa në këtë sezon vetëm dy.

1

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori