LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë arsye pse dështoi Gjermania: Prej mbrojtjes së dobët e deri tek “RevoLowcion”

Dhjetë arsye pse dështoi Gjermania: Prej mbrojtjes së dobët e deri tek “RevoLowcion”

Gjermania është eliminuar papritur në kampionatin botëror pas humbjes së mbrëmshme ndaj Koresë së Jugut.

Gjermanët nuk kanë arritur të shfaqin performancën e para katër vjetëve, kur në Brazil u shpallën kampion të botës.


Tashmë mediat gjermane, por edhe ato botërore kanë nisur të analizojnë arsyen e këtij dështimi historik të “pancerëve”.

Të gjitha lajmet rreth kombëtares gjermane
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth kombëtares gjermane

Këta të fundit u renditën të fundit në grupin F me tre pikë gjersa lider është Suedia, e cila ndiqet prej Meksikës dhe Koresë së Jugut.

Më poshtë janë dhjetë arsye pse u eliminua Gjermania:

1. Mbrojtja e dobët Hummels dhe Boateng

Jerome Boateng and Mats Hummels (Getty Images)

Vetëm Egjipti (16) dhe Koreja e Jugut (15) kanë marrë më shumë goditje në drejtim të golit sesa ‘Mannschaft’ (14). Çdo herë kur ishte koha që të vraponin pas, ata vuajtën shumë për shkak të mungesës së shpejtësisë.

2. Pa Sanen, pa krijimtari në mesfushë

Leroy Sane (Getty Images)

Eliminimi i Gjermanisë i dedikohet edhe mos ftesës së Leroy Sanes në mënyrë të pashpjegueshme. ‘Lojtari më i mirë i ri i Ligës Premier’ sipas ‘PFA’ i ka munguar shumë Lowit. I gjithanshëm dhe djallëzor, ai mund të luajë si anësor, organizator dhe sulmues ekstrem.

3. Pa pikë reference në sulm

Thomas Muller dhe Mario Gomez (Getty Images)

Thomas Muller dhe Mario Gomez nuk ishin aspak në nivelin e duhur të botërorit edhe në saje të ngathtësisë që e bën mosha. ‘Mannschaft’ i ka munguar një golashënues i nivelit të lartë si në të kaluarën. Ata e lanë Rusinë me vetëm dy gola: ato të arritura nga Reus dhe Kroos kundër Suedisë.

4. Gjermania e varur prej depërtimeve të Joshua Kimmichit

Joshua Kimmich (Getty Images)

Mesfushori i Bayern Munichut ishte më i mirë në Kupën UEFA me nëntë asistime. Gjermania u mjaftoi për të zgjidhur problemet e tyre përmes depërtimeve të vazhdueshme të Kimmich në të djathtë dhe rivalëve u mjaftoi që ta bllokonin.

5. Toni Kroos, shumë i vetmuar

Toni Kroos (Getty Images, )

Gjithë përgjegjësia kur erdhi në marrjen e topit ra në Kroosin. Sami Khedira, Mesut Ozil dhe Julian Draxler ishin më afër zonës së rivalëve se sa topit. Gjermania, me vetëm një mënyrë për të krijuar raste, po bëhej shumë e parashikueshme.

6. Presioni medial


Përqendrimi i gjermanëve filloi keq. Fotografia kontradiktore e Ilkay Gundoganit dhe Mesut Ozilit me presidentin turk, Tayyip Erdogan shpërtheu qetësinë dhe klimën e punës së Lowit. Gundogan u përshëndet në miqësoren kundër Arabisë Saudite (1-1) dhe pa se si makina u thye. Legjenda gjermane, Stefan Effenberg, ndër të tjera, bëri thirrje për dëbimin e të dy lojtarëve.

7. Pse Neuer përpara Ter Stegenit?

Manuel Neuer dhe Marc-Andre Ter Stegen (Getty Images)

Neuer, megjithatë i portretizuar si një ndër shkaktarët e humbjes kundër Koresë, nuk është aspak përgjegjës për eliminimin e Gjermanisë. Por, ai ka pasur një sezon aspak të mirë me lëndime te Bayerni. Është e vështirë të kuptohet, pse kjo kokëfortësi e Lowit për të luajtur me Neuerin para Marc Ter-Stegenit që ka pasur një sezon të mirë me Barcelonën.

8. Një ekip i formës së ulët


Gjermania u paraqit në Kupën Botërore duke shfaqur një formë alarmante. Duket se asnjëri futbollist nuk ka arritur në Rusi në gjendjen optimale. Draxler dhe Khedira janë shembuj të mirë. Mungesa e shkëndijës që tashmë ishte vlerësuar në miqësoren e mëparshme: humbja ndaj Austrisë (2-1) dhe fitorja me mjaft mund kundër Arabisë Saudite (2-1). Një triumf që shërbeu për të parë dinamikën e keqe të ‘Mannschaft’, – pesë ndeshje (tre barazime dhe dy humbje).

9. Ku janë Ozil dhe Muller?

Thomas Muller dhe Mesut Oezil (Getty Images)

Dy prej lojtarëve që konsiderohen si lokomotiva e kombëtares kanë qenë plotësisht të humbur. Muller erdhi me synimin që t’i afrohej 16 golave të Miroslav Kloses në Kupën e Botës dhe ai largohet pa asgjë. Ozil gjithashtu shkoi në stol pas ndeshjes së keqe kundër Meksikës. U kthye në njëmbëdhjetë kundër Koresë, por u kthye për të përmbytur anijen. Nuk ka më dallime. Ndeshjet e dobëta e treguar te Arsenali është bërë shenjë dalluese e tij.

10. Timoni i Lowit

Joachim Low (Getty Images)

Trajneri gjerman ka dashur të luajë me ‘pesha të rënda’ ndaj kampionëve të botës në Brazil 2014 duke prezantuar modifikime. Pamje e vështirë. ‘RevoLowcion’ e tij ka qenë në gjysmë të rrugës. U përpoq që ta lë në bankë Ozilin dhe Khedirën kundër Suedisë si dhe Mullerin kundër Koresë … por asgjë nuk shkoi mirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori