BE dhe NATO: Hapat e ardhshëm do ta përcaktojnë fatin e gjeneratave të reja
Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot dhanë komunikatë të përbashkët me rastin e referendumit në Maqedoni.
Ata përsëritëm se Marrëveshja me Athinën krijoi mundësi historike që Maqedonia t’i bashkëngjitet bashkësisë transatlantike si anëtare e plotëfuqishme.
“Kjo do ta ndryshonte jetën e njerëzve në vend dhe të fëmijëve të tyre drejtë përmirësimit”, thonë Tusk dhe Stoltenberg.
Ata shtojnë se në referendumin e djeshëm konsultativ shumica e tyre të cilët votuan e mbështetën pikërisht këtë rrugë.
“Tani është në duart e politikanëve në Shkup që të vendosin për rrugën e mëtutjeshme. Vendimet të cilat do t’i sjellin në ditët dhe javët në vijim do ta përcaktojnë fatin e vendit të tyre dhe popullit të tyre për shumë gjenerata. I inkurajojmë që ta shfrytëzojnë këtë rast historik”, njoftojnë BE dhe NATO
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251