LAJMI I FUNDIT:

Dezinformatat për sulmin e armatosur në Kosovë

Dezinformatat për sulmin e armatosur në Kosovë

Që nga lajmet e para për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës, më 24 shtator, në rrjetet sociale ka nisur një lloj lufte kibernetike me gjysmë-informacione.

Është aluduar se kush janë sulmuesit, cilat janë motivet e tyre dhe kush i mbështet, janë publikuar fotografi të rreme të lokacioneve dhe sulmuesve, si dhe janë postuar deklarata që nuk janë dhënë nga burime zyrtare dhe të verifikuara.

Dezinformata u përhapën nga të dyja anët, si në hapësirën digjitale të Kosovës, ashtu edhe në atë të Serbisë.

Ku ndodhi sulmi?

Fillimisht, media të shumta në Kosovë dhe llogari të ndryshme në rrjetet sociale raportuan gabimisht për vendndodhjen e sulmit.

U raportua disa herë se ngjarja ka ndodhur në Leposaviq – njërën nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Por, sulmi ka ndodhur në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, pak më shumë se 24 kilometra nga Leposaviqi.

Dezinformata pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Një postim në rrjetin social Facebook ka nxjerrë fotografi të armëve dhe gabimisht ka pretenduar se policia e Kosovës i ka sekuestruar ato në Leposaviq.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, akuzoi nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, se ka organizuar dhe marrë pjesë në sulmin e rreth tridhjetë personave të armatosur ndaj policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë në veri, ku ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe janë plagosur disa të tjerë.

Në përleshjet me policinë, tre sulmues mbetën po ashtu të vrarë.

Autoritetet kosovare akuzuan Serbinë për mbështetje të “terroristëve”, ndërsa, një ditë pas sulmit, policia publikoi detaje për origjinën dhe modelet e armëve të sekuestruara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se sulmuesit e maskuar kanë qenë serbë nga veriu i Kosovës, por nuk e zbuloi identitetin e tyre.

Ai tha se ata “janë rebeluar” sepse “nuk kanë dashur ta vuajnë më terrorin” e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilin e quajti “fajtor të vetëm” për ngjarjet në veri të Kosovës.

Ku shkuan sulmuesit e tjerë?

Autoritetet e Kosovës nuk bënë të ditur se çfarë ka ndodhur me anëtarët e tjerë të grupit që ka organizuar sulmin ndaj policisë së Kosovës.

Në rrjetet sociale dhe në media të caktuara u shpërndanë informacione të ndryshme për ta.

Në mëngjesin e 24 dhe atë të 25 shtatorit, në rrjete u përhap informacioni se sulmuesit kanë përdorur tunele për të dalë nga manastiri i Banjskës, ku fillimisht ishin izoluar.

“Manastiret ortodokse janë përgjithësisht të ndërtuara me tunele nëntokësore”, thuhej në një nga komentet në Facebook, ku po ashtu pretendohej se sulmuesit i kanë shfrytëzuar ato për t’u larguar.

Por, më 26 shtator, Qeveria e Kosovës publikoi një video, ku shiheshin persona të maskuar duke ikur nëpër kodra, në afërsi të manastirit të Banjskës.

Fotografi të ushtarëve nga Azerbajxhani dhe Ukraina

Me përshkrimin se bëhet fjalë për një “terrorist” të vrarë nga policia e Kosovës në manastirin në Banjskë, më 25 shtator në rrjetet sociale u shpërnda fotografia e një ushtari nga Azerbajxhani, e cila fillimisht ishte publikuar më 6 prill, 2016.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë gjetën faqen ku ishte publikuar fillimisht fotografia. Autori i firmosur është Karo Sahakyan, ndërsa fotografia tregon trupin e një ushtari azerbajxhanas, të shtrirë në vijën e frontit në Nagorno-Karabak – një rajon ky i shkëputur i Azerbajxhanit.

Në rrjetet sociale qarkulloi edhe një fotografi tjetër, me pretendimet se tregon një sulmues të vrarë.

Por, në fotografi është një ushtar rus i vrarë në Ukrainë, zbuloi ueb-faqja për kontrollimin e dezinformatave nga Kosova, Hibrid.info.

“Wagner u vjen në ndihmë serbëve”

Në rrjetet sociale qarkulluan informacione se sulmuesit e maskuar kishin mbështetjen edhe të grupit mercenar rus, Wagner.

I pyetur nga gazetarët nëse ekziston mundësia që pjesëtarë të Wagnerit të kenë depërtuar në veri të Kosovës, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, tha më 24 shtator se asgjë nuk është vërtetuar.

Kjo nuk është hera e parë që në rrjetet sociale dalin informacione se ushtria mercenare ruse, Wagner, “po u vjen në ndihmë serbëve”.

Të tilla u shpërndanë në Twitter – platformën që sot njihet si X – në fund të majit të këtij viti.

Ato i pasuan zgjedhjet në veri të Kosovës, të cilat komuniteti serb i bojkotoi, ndërsa më pas protestoi kundër inaugurimit të kryetarëve shqiptarë, të dalë nga këto zgjedhje.

Sa sulmues u vranë?

Ditëve të fundit, në rrjetet sociale u shkrua se numri i sulmuesve të vrarë në Banjskë, është rritur deri në tetë e dhjetë.

“Numri total, zyrtar i terroristëve të vrarë është katër”, thuhej në një postim.

Sipas informacioneve të fundit zyrtare nga Policia e Kosovës, gjatë shkëmbimit të zjarrit janë vrarë tre sulmues serbë.

Kush janë sulmuesit e vrarë?
Tri ditë pas sulmit në Banjskë, nuk ka konfirmime zyrtare për identitetin e sulmuesve të vrarë as nga zyrtarët kosovarë dhe as nga ata serbë.

Por, dezinformata dhe spekulime kanë qarkulluar në rrjetet sociale që nga dita e parë.

Kështu, në rrjetin social X u shfaq dezinformata se është vrarë Pavle Bihali, lider i lëvizjes ultra-djathtiste Levijatan nga Serbia.

Më 24 shtator, Bihali i hodhi poshtë këto pretendime nga llogaria e tij në të njëjtin rrjet social.

Gjatë së njëjtës ditë u shfaq edhe dezinformata se në mesin e të vrarëve është edhe Radomir Poçuça, ish-gazetar dhe pjesëmarrës në konflikte të ndryshme në anën e Rusisë.

Dezinformata për Policinë e Kosovës

Në ditët pas sulmit në fshatin Banjskë, Hibrid.info identifikoi dezinformata edhe për aktivitetet e Policisë së Kosovës në zonat në veri të vendit.

Përveç faktit se në disa raste është përdorur material nga aksionet e mëparshme të policisë së Kosovës në veri, në disa raste është përdorur edhe material nga shtetet e tjera, si: SHBA-ja, Bullgaria apo Gjermania.

“Kosova është sërish Serbi”

“Kosova është sërish Serbi”. Me këtë titull në anglisht, në rrjetet sociale u shfaq një fotomontazh i lajmit të supozuar të fundit.

Përmbajtja e rreme qarkullon në TikTok dhe Instagram që nga 25 shtatori, me dhjetëra mijëra shikime deri më sot.

Sipas një analize të Radios Evropa e Lirë, bëhet fjalë për një fotomontazh.

Për krijimin e këtij imazhi është përdorur mjeti falas online “Break your news”.

Me ndihmën e tij, çdokush mund të krijojë lajmet e tij të fundit, duke shtuar imazhin dhe titullin që dëshiron.

Fotografia e përdorur për ta gjeneruar këtë përmbajtje false, është publikuar disa vite më parë.

Bëhet fjalë për një fotografi të agjencisë Reuters nga një paradë ushtarake në Beograd dhe ajo është publikuar në vitin 2014.

Dezinformata të shpeshta për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Keqinformime për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për situatën në veri të Kosovës – të populluar kryesisht me serbë – ka pasur edhe para sulmit në Banjskë.

Raportet tremujore dhe vjetore të platformës për verifikimin e lajmeve, Hibrid.info, kanë dëshmuar se veriu i Kosovës është ndër temat që nxit më së shumti keqinformim në mediat në Kosovë.

Për çka keqinformohen kosovarët më së shumti nga mediat?

Pothuajse 20 për qind e temave, për të cilat shpërndahet keqinformim në media, kanë të bëjnë me Serbinë, si lajmet për pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe apo dialogun Kosovë – Serbi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori