LAJMI I FUNDIT:

“I detyroheshim tifozëve me një reagim, titulli ende i mundshëm”, Granit Xhaka flet pas fitores ndaj Chelseat

“I detyroheshim tifozëve me një reagim, titulli ende i mundshëm”, Granit Xhaka flet pas fitores ndaj Chelseat

Granit Xhaka pranoi se lojtarët e Arsenalit u detyroheshin tifozëve pas një ecurie zhgënjyese, dhe ata e dhanë këtë rezultat duke mposhtur Chelsean 3-1.

Pas zhgënjimit të humbjes ndaj Manchester City javën e kaluar, Arsenali u rikthye me stil duke fituar ndaj rivalëve Blu gjatë një pjese të parë të shkëlqyer në Emirates Stadium për të mbajtur gjallë shpresat për titull.

Mesfushori shqiptar, Xhaka zbuloi pas ndeshjes se kishte një dëshirë të zjarrtë brenda skuadrës për t’u rikthyer në rrugët e fitoreve pas katër ndeshjesh.

“Donim të tregonim një reagim të madh, mendoj se bëmë për 60 minuta. Ishte një lojë shumë e mirë dhe në fund e merituam të fitonim”, ka thënë fillimisht Xhaka.

Arsenali fiton me lehtësi ndaj Chelseat dhe rikthehet në vendin e parë
Lexo po ashtu Arsenali fiton me lehtësi ndaj Chelseat dhe rikthehet në vendin e parë
“]

“Donim të fillonim me shumë energji dhe mendoj se 45 minutat e para ishin pothuajse perfekte. Në pjesën e dytë, donim të dilnim edhe me një gol të katërt dhe të pestë. Ishim pak të zhgënjyer me këtë, por në fund, tre pikët janë gjëja më e rëndësishme”.

“Si ekip, bëmë një përpjekje të mirë sot pas katër ndeshjeve që nuk i fituam dhe mendoj se na duheshin tre pikët. Ishte shumë e rëndësishme”.

“Kishim nevojë për një reagim për tifozët, për veten tonë që të ktheheshim me besim dhe shpresojmë se mund të vazhdojmë kështu për katër ndeshjet e ardhshme”.

Fitorja e vendosi Arsenalin përsëri në krye të tabelës së Ligës Premier me distancë të afërt me Cityn, për të cilin shpresojnë të humbasë pikë nga tani deri në fund të sezonit.

Xhaka beson se Arsenali mund të kujdeset vetëm për atë që mund të kontrollojë, por mendon se historia tregon se gjithçka është e mundur nëse mund të qëndrojnë në garë deri në përfundimin e saj.

Arsenal 3-1 Chelsea, nota e Granit Xhakës dhe lojtarëve të tjerë
Lexo po ashtu Arsenal 3-1 Chelsea, nota e Granit Xhakës dhe lojtarëve të tjerë

“Duhet të bëjmë punën tonë për të marrë sa më shumë pikë të jetë e mundur. Pas kësaj duhet të shpresojmë pak sepse nuk kemi gjithçka në dorë”.

“Në Ligën Premier gjithçka është e mundur. Njerëzit flasin për ne në një mënyrë të mirë dhe të keqe, por kjo është pjesë e punës sonë. Duhet të fokusohemi te vetja, të bëjmë punën tonë dhe të shohim më pas”, përfundoi mesfushori shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori