LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga plagosja në Fushë Kosovë, viktima është shtetas i huaj

Detaje nga plagosja në Fushë Kosovë, viktima është shtetas i huaj

Një person ka mbetur i plagosur ditën e shtunë në Fushë Kosovë.

Policia përmes raportit 24-orësh njofton se viktima është shtetas i huaj.


“Rr. Bedri Pejani, Fushë Kosovë/ 06.04.2024-17:00 Është plagosur me armë zjarri viktima mashkull shtetas i huaj. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.

Plagoset një person në Fushë Kosovë, identifikohet autori
Lexo po ashtu Plagoset një person në Fushë Kosovë, identifikohet autori

Tutje, policia bën të ditur se rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore./Telegrafi/