LAJMI I FUNDIT:

Plagoset një person në Fushë Kosovë, identifikohet autori

Plagoset një person në Fushë Kosovë, identifikohet autori

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri pasditen e sotme në Fushë Kosovë, kurse policia ka identifikuar autorin.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, Zëdhënës e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.


“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Bedri Pejani’ në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje. Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit. /Telegrafi/