LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga karriera dhe jeta e Bebe Rexhës (Foto/Video)

Detaje nga karriera dhe jeta e Bebe Rexhës (Foto/Video)

Hapat e fillimit të karrierës së këngëtares me origjinë shqiptare.

Bleta Rexha, të cilën fansat e saj e njohin me pseudonimin Bebe Rexha, u lind me datën 30 gusht të vitit 1989 në Brooklin të New York të SHBA-së. Prindërit e saj, Flamur Rexha dhe Bukurie Rexha, kanë emigruar në SHBA nga Maqedonia, në vitin 1980.


Kur Bebe ishte gjashtë vjeçe, familja e saj shpërngulet në Staten Island. Kur ajo ishte në shkollën fillore, nëntë vjet i ka rënë borisë, ndërkohë që ka mësuar të luaj edhe në piano e kitarë. Rexha ka ndjekur mësimet në shkollën e mesme Tottenville, në Staten Island , ku ka interpretuar në shumë mjuzikle. Ajo në këtë kohë në shkollë i është bashkuar edhe korit të shkollës. Mu këtu ajo edhe ka zbuluar se ka zë për operë.

Attempting to do the salsa cubana #WhiteGirlProblems

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Apr 10, 2017 at 8:14am PDT

Këngëtarja Bebe Rexha, si adoleshente, ka interpetuar një këngë në ngjarjen vjetore National Academy of Recording Arts & Sciences’ “Grammy Day”. Ajo në këtë ngjarje është nderuar me çmimn “Tekstshkruesja dhe këngëtarja më e mirë adoleshente”, në mesin e rreth 700 konkurentëve të tjerë, përcjell rtv21.tv

Si rezultat i kësaj, ajo ka nënshkruar kontratë me Samantha Cox, e cila edhe ka inkurajuar Rexhen të vazhdojë me mësimet për të shkruarit e teksteve në New York.

Të gjitha lajmet rreth Bebe Rexhës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Bebe Rexhës

Kështu, ajo ka vazhduar të shkruaj tekste këngësh, për disa këngëtarë të njohur, përfshirë këtu këngën “Me, Myself & I”, të G-Eazy’s, të David Guetta’s “Hey Mama”, të Martin Garrix “In the Name of Love, e të tjera. Ajo ka shkruar tekste në bashkëpunim me teksthruzes të tjerë, si psh single që kanë kryesuar në toplista, përfshirë këtu singlet e Eminem e Rihannës. Në mars të vitit të kaluar, Bebe Rexha ka lansuar singlin “No Broken Hearts” të cilën e këndon me Nicki Minaj.

NEW YORK I FUCKIN LOVE YOU. #THATISALL

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Mar 30, 2017 at 11:10am PDT

Në vitin 2010 Rexha është takuar me basistin e bendit Fall Out Boy, Pete Wentz me të cilin ajo ka filluar të punojë në studion e tij në New York. Ajo ishte bërë anëtare dhe këngëtare kryesore e bendit Wentz. Bendi në fjalë ka lansuar disa single dhe remikse. Por, Rexha, në vitin 2012 ka braktisuar këtë bend, me qëllim të ndjekjes së ëndrrave të saj.

Në vitin 2013, Rexha ka nënshkruar kontratë me Warner Bros. Records si solo artiste. Ajo në këtë kohë ka shkruar disa këngë, përfshirë këtu edhe këngën e Selena Gomez, të titulluar “Like a Champion”.

Tekstet me të cilat ajo është çmuar lartë në vitin 2013 është për këngën e Eminem dhe Rihanës, “The Monster”, e cila është lansuar si singli i katërt i Eminem nga albumi I tij, The Marshall Mathers LP 2. Kënga në fjalë ka kryesuar toplistat e albumeve US Billboard Hot 100 dhe Billboard‘s Hot R&B/Hip-Hop Songs.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on Mar 9, 2017 at 12:03pm PST

Në mars të vitit 2014, Rexha ka debutuar singline saj, “I Can’t Stop Drinking About You”. Kjo këngë ka arritur të poziconohet në vend të 22-të në toplistën Billboard‘s Top Heatseekers.

Rexha ka shkruar në bashkëpunim me David Guettan edhe singling “Hey Mama”, ku ajo interpreton me Nicki Minaj dhe Afrojack, transmeton rtv21.

Kënga në fjalë është pozicionuar në vend të tetë në Billboard Hot 100 dhe muajin qershor 2015, ajo ka marrë 1.1 milion klikime .

Në mars të vitit 2016, Rexha ka lansuar singling “No Broken Hearts” në të cilën interpreton me Nicki Minaj. Kjo këngë në You Tube është shikuar mbi 165 milion herë.

Me 9 shtator te vitit 2016 Bebe Rexha mbajti koncert ne Tiranë, në të cilin u prit mjaft ngrohtë nga publiku shqiptar, nuk munguan as fotografi të Bebe Rexhës me fansat dhe me miqtë e saj shqiptar që kishin ardhur nga vende të ndryshme të Evropës për të dëgjuar këngët e saj por edhe për ta parë nga afër.

Në nëntor të vitit po ashtu të kaluar, Rexha ka qenë nikoqire e ceremonisë së ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards, që është mbajtur në Rotterdam, Netherlands. Atje, ajo po ashtu ka performuar këngën e saj të re, “I Got You”.

Muajin shkurt 2017, Rexha ka lansuar këngën e saj All Your Fault: Pt. 1, dhe që prej lansimit të saj, ajo ka arritur të pozicionohet në vend të 51-të në Billboard 200.

Një muaj më herët, me 24 janar 2017, Rexha ka njoftuar për turneun e saj të pare solo, të quajtur All Your Fault Tour, të cilin do ta fillojë me 1 mars 2017 në Dallas.

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori