LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga aksioni ‘Ujku’ (Video)

Detaje nga aksioni ‘Ujku’ (Video)

Policia në mëngjes me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për krim të organizuar dhe korrupsion ka zbatuar një aksion të madh nën emrin “Ujku” në Veles dhe vendbanimeve përreth, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë aksion po ndiqet një grup i madh kriminel, për shkak të dyshimeve se ka përgatitur dhe ka kryer disa vepra penale edhe atë: organizim të grupit dhe inkurajim të veprave: trafikim me njerëz, trafikim me persona të mitur dhe kontrabandim me emigrantë nga neni 418-v, kontrabandim me emigrantë nga neni 418-b, grabitje nga neni 237 paragrafi 4 v.v. me paragrafin 1, prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215. 3 v.v. me paragrafin 1 dhe mbajtje të paautorizuar dhe tregti me armë dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 3 v.v. me paragrafin 1 dhe 2 të Kodit Penal.


Siç raportohet nga PTHP, është arrestuar një grup i organizuar kriminal për shkak të dyshimit të bazuar se ka përgatitur dhe zbatuar shumë vepra penale.“Në kuadër të aksionit, në drejtim të gjetjes së gjurmëve dhe lëndëve të rëndësishme për procedurën hetimore, po kryhen bastisje në shumë lokacione në Veles dhe vendbanime tjera”, thonë nga Prokuroria. /Telegrafi/