LAJMI I FUNDIT:

Dest thotë se do të jap maksimumin për ta bindur Milanin ta blej kartonin e tij

Dest thotë se do të jap maksimumin për ta bindur Milanin ta blej kartonin e tij

Sergino Dest u bashkua me Milanin në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi i djathtë amerikan u largua nga Barcelona dhe iu bashkua Rossonerëve në formë huazimi për një vit.


Megjithatë Milan ka të drejtën e blerjes së futbollistit në fund të sezonit dhe kjo është edhe dëshira e vet Dest.

21-vjeçari ka thënë se do të jap më të mirën nga vetja në mënyrë që ta bind klubin kuqezi ta blej atë në fund të stinorit.

“Do të jap më të mirën nga vetmja për të bindur Milanin që të më blejë. Unë jam një mbrojtës i gjithanshëm, mund të luaj si në të djathtë ashtu edhe në të majtë”.

“Pozicioni im i preferuar është mbrojtësi i krahut, por nëse lind nevoja mund të luaj edhe më përpara. Një e shkuar e lavdishme si ajo e Milanit nuk mund të mos jetë e njohur, me shumë lojtarë të rëndësishëm si Ronaldinho apo Maldini”.

“Rafael Leao është duke bërë shumë gjëra të mëdha, kërkon edhe të japë asiste, por mendoj se loja në ekip është më e rëndësishme”, u shpreh Dest.

Rossonerët kanë të drejtën e blerjes së futbollistit në fund të sezonit për shumën e 20 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori