Nuk ekziston dhe nuk duhet të ekzistoj ndalim në sistemin tonë të drejtësisë, as për thirrje dhe as për organizim të bojkotimit të referendumit. Vepra penale e cila interpretohej në opinion si bazë për bojkotim të referendumit, sipas meje ka mendim tjetër, gjegjësisht ndalon tjerë sjellje, tha në intervistë për agjencinë e lajmeve AIM, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministrja shtoi se e shqetësojnë interpretimet e ndryshme të Ligjit penal.
“Me shqetëson, për shembull, interpretimi i Ligjit penal e cila ishte pranuar në akuzën që Gruevski në vitin 2015 e lexonte për Zaevin se ka ushtruar dhunë drejt funksionarëve më të lartë shtetëror, ka ushtruar dhunë ndaj tij. Atëherë isha e shokuar nga ajo se çfarë dëgjoja dhe nga ajo se lideri i opozitës akuzohet se gjatë bisedës me kryeministrin në zyrën e kryeministrisë, me fjalët ka ushtruar dhunë ndaj tij. Bëhet pyetja se sa dikush mund të jetë monstruoz që të bëjë një interpretim të tillë të Ligjit penal dhe të mendoj në akuzë të tillë”, tha Deskoska.
Ajo theksoi se është përfaqësuese e interpretimeve liberale të të drejtave të njeriut dhe mendon se ato duhet të kenë përparësi në mbrojtje.
Në pyetjen se nëse nuk arrihet dalja e pritur. Kthimi i çështjes në Kuvend a do ta bëjë marrëveshjen me Greqinë të besueshme, Deskoska u përgjigj se parashikon tri rezultate nga referendumi:
Njëri është nëse ka censuz dhe shumica e konfirmon çështjen. Në atë mënyrë të gjithë institucionet duhet ta zbatojnë vullnetin e qytetarëve, ndërsa kjo do të thotë prezantim i marrëveshjes, ndryshimet kushtetuese dhe të ngjashme. Tjetra është nëse ka censuz dhe shumica përgjigjet negativisht në çështjen. Në atë mënyrë, gjithashtu, institucionet duhet të zbatojnë vullnetin e qytetarëve, ndërsa kjo do të thotë tërheqja e marrëveshjes nga Kuvendi dhe Qeveria. Ndërsa rezultati i tretë është nëse nuk ka censuz. Kjo do të thotë nëse nuk është marr vendim në referendum dhe u lihet institucioneve që të marrin vendim. Besueshmëria dhe vendimi i më tejshëm do të varet nga numri i qytetarëve që do të dalin në votim dhe numri i votave që do të jepen nga secili opsion i mundshëm për të cilën do të sqarohen”, tha ministrja e Drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit – si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City