Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Legjislacion Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, e cila ishte e paraparë për sot.
Mollë sherri për këtë ishte propozimi i deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa që në këtë mbledhje të diskutohet për ligjin për buxhetin e vitit 2019, i cili nuk mori votat që të futet si pikë e rendit të ditës.
Kundër këtij propozimi ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe deputeti Korab Sejdiu.
Beqa u shpreh se ligji për buxhetin duhet të diskutohet në këtë komisioni vetëm sa për të parë se a përbënë ndonjë shkelje kushtetuese, e jo për të bërë ndonjë studim më të gjerë.
Sipas tij votimin e këtij ligji janë duke e pritur qytetarët e Kosovës.
“Ne si komision në mandatin tonë e kemi që të shikojmë se a është në harmonizim me Kushtetutën, a ka diçka që është shkelje, unë propozoj që të jetë kjo pikë e rendit të ditës edhe ky, për shkak se edhe ashtu pritet të jetë seanca për buxhet këtë të enjte, dhe e kemi për obligim ta kryejmë këtë punë. Ne edhe ashtu nuk kemi me bë ndonjë studim në këtë raport, por vetëm kemi me këqyr a ka shkelje të kushtetutshmërisë, apo nuk ka shkelje. Është ligj me rendësi, qytetarët e vendit tonë e presin këtë e shohim se është një situatë jo e mirë ne kemi shumë greva“, ka theksuar ai.
Por, kryetarja e komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu nuk e votoi këtë propozim, derisa absurde i ka konsideruar pazaret që sipas saj janë bërë për ndarjet e sivjetme buxhetore.
“Kemi një opozitë në Kuvendin e Republikës së Kosovës e cila refuzon këtë buxhet për shkak se konsideron se nuk është në përputhje me interesat dhe nevojat që kanë qytetarët e vendit. Më shumë se 50 për qind në infrastrukturë shkon është absurde, prandaj edhe i kemi grevat…Është një qëndrim i opozitës për mos pjesëmarrje në votim këtë e praktikon shpesh edhe koalicioni aktual “, ka shtuar Haxhiu.
Se ky projektligj duhet të votohet edhe në komisionin për Legjislacion u pajtua edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi i cili u shpreh se nuk e sheh të rrugës që Komisioni për Legjislacion të mos ketë mendim për ligjin për buxhetin e vitit 2019.
Ai madje iu drejtuar deputetet Haxhiu duke i thënë se nëse nuk dëshiron të flas për buxhetin mos të bëjë propagandë.
“Për këtë çështje fola dhe u përqendrova vetëm në çështjet procedurale, ndërsa ju edhe pse nuk dëshironi ta fusni në rend dite, apo nuk dëshironi të merrni fare pjesë në votim që është e drejtë e juaj për dallim nga ti unë nuk po ta kontestoj të drejtën tuaj, ti prapë nuk ndalesh tek procedura, por hyni në përmbajtjen e ligjit..12’28. Nëse nuk dëshironi të flisni për buxhetin, nëse nuk dini ta fusni në rend të ditës atëherë mos bëni propagandë me mikrofon të ndezur”, ka deklaruar Sherifi.
Gjatë kësaj mbledhje pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi në parim i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, formimi i grupit punues për shqyrtimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2018-2022 dhe Planit të Veprimit, shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve Kryesore për Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i ankesës për anulimin e konkursit të Shërbimit Korrektues të Kosovës për pranimin e 120 rekrutëve nga Ministria e Drejtësisë etj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë