LAJMI I FUNDIT:

Dështoi për shkak të rrymës, si arriti skuadra rumune të marrë miratimin e FIFA-s për transferimin e Jalen Blesas pas mbylljes së afatit kalimtar

Dështoi për shkak të rrymës, si arriti skuadra rumune të marrë miratimin e FIFA-s për transferimin e Jalen Blesas pas mbylljes së afatit kalimtar
photo by: @Shpend Ahmeti

Jalen Blesa ka kompletuar transferimin në elitën e futbollit rumun, duke u larguar nga Prishtina pas një viti qëndrim në kryeqytetin kosovar.

Sulmuesi amerikano-spanjoll karrierën do ta vazhdoj në Rumani te skuadra e CS Universitatea Craiova.


Afati kalimtar për transferimin e futbollistëve në Rumani ka përfunduar më 12 shkurt dhe Blesa u zyrtarizua te Universitatea Craiova njëditë më vonë, vetëm falë një ankese nga klubi rumun në FIFA.

Mediumi rumun ‘GSP.ro‘ ka raportuar se Craiova ishte duke kërkuar një sulmues dhe përveç Blesas në listën e tyre të dëshirave ishte edhe sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni.

Zyrtare: Blesa largohet nga Prishtina, karrierën do ta vazhdoj në Rumani
Lexo po ashtu Zyrtare: Blesa largohet nga Prishtina, karrierën do ta vazhdoj në Rumani

Sipas asaj që raporton ky medium rumun, marrëveshja mes palëve ishte arritur gjatë ditës së djeshme dhe janë firmosur dokumentet, por ato nuk janë regjistruar deri të hënën në mesnatë kur u mbyll edhe afati kalimtar në Rumani dhe kjo shkaku i mungesës së energjisë elektrike.

Por klubi rumun iu drejtua FIFA-s dhe në fund shtëpia më e madhe e futbollit botëror i dha dritën e gjelbër për ta regjistruar Blesan si lojtar të tyre.

Këtë e ka konfirmuar edhe Cristian Cernodolea një avokat sportiv dhe agjent i FIFA-s për mediumin rumun.

“Ishte vërtet një situatë e pazakontë dhe juridikisht e vështirë. FIFA rrallëherë miraton përjashtime të tilla dhe përfaqësuesit e Krajovës kanë pasur një sjellje shembullore gjatë këtij procesi, kanë vepruar shumë profesionalisht”.

“Këtë mëngjes ne dërguam argumentet tona ligjore në emër të lojtarit, duke përmendur precedentin shumë të fundit të transferimit të Said Benrahma nga West Ham në Olympique Lyon. Jam i lumtur që transferimi i Blesës përfundoi pavarësisht këtyre pengesave dhe shpresoj që ai të ketë suksese të rëndësishme në fanellën e Craiovas”, ka thënë  Cristian Cernodolea, avokat sportiv dhe agjent i FIFA-s.

Përkundër se asnjëri nga klubet nuk kanë dhënë detaje të këtij transferimi, Belsa ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027 me klubin rumun dhe besohet se transferimi i tij ka kushtuar rreth 150 mijë euro. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori