LAJMI I FUNDIT:

Dëshira të çuditshme dhe luhatje të humorit në shtatzëni: Përfundimisht keni arsyetim për “shtatzëninë” tuaj

Dëshira të çuditshme dhe luhatje të humorit në shtatzëni: Përfundimisht keni arsyetim për “shtatzëninë” tuaj

Disa shtatzëna kanë dëshirë të posaçme për një ushqim të caktuar, disa janë më të ngathëta, disa humbin kujtesën apo ndryshojnë shpesh humorin

Shkencëtarët tani përfundimisht kanë shpjegimin përse truri i femrës gjatë shtatzënisë ka “pikëpamje” të ndryshme dhe përse quhet “gjendje ndryshe”, transmeton Telegrafi.


Ndryshojnë dëshirat që kanë të bëjnë me ushqimin

Derisa ushqimet me shije të hidhur dhe të forta janë refuzuese në tremujorin e parë, dëshira për ushqim të njelmët dhe të thartë shtohet në tremujorin e dytë dhe të tretë. Nuk është plotësisht e qartë pse shijet e dëshiruara ndryshojnë gjatë shtatzënisë, por supozohet se trupi kërkon ushqime më të kripura si patatinat, sepse ato janë të pasura me natrium, i cili nevojitet për të kompensuar vëllimin më të madh të gjakut (deri në 50 për qind më shumë) që qarkullon nëpër trup.

Plogështia për shkak të relaksimit të kyçeve

Në javët e para të shtatzënisë me shpejtësi rritet niveli i hormonit të relaksinës i cili relakson kyçet, ligamentet dhe muskujt. Kjo është posaçërisht e dobishme te zgjerimi i komblikut gjatë lindjes. Besohet që relaksimi i kyçeve për shkak të relaksinës ndihmon në shtrëngimin më të butë. Gjatë muajve të fundit të shtatzënisë, barku rritet dhe qendra e ekuilibrit lëviz lart. Impulset nervore që lidhen me qëndrimin e trupit, duke përfshirë ekuilibrin dhe orientimin, ndryshojnë gjatë shtatzënisë, kjo është arsyeja pse ndodhin udhëtime dhe rënie.

Ndryshimi i humorit është dukuri normale

Gjatë ngjizjes, niveli i estrogjenit dhe i progesteronit rritet shpejt, ndërsa këto dy hormone zhvillohen edhe në placentë. Dihet që kanë ndikim të fuqishëm në funksionimin e trurit. Estrogjeni ka të bëjë me rritjen e dopaminës dhe serotoninës në regjionet e trurit të rëndësishme për rregullimin e emocioneve, sjelljes dhe humorit.

Deri në javën e gjashtë të shtatzënisë, niveli i tij është edhe tre herë më i lartë se në kulmin e ciklit menstrual, gjë që shënon edhe ndryshimet e humorit. Përveç ndryshimeve hormonale, në ndjesinë e keqe gjatë shtatzënisë kontribuojnë edhe stresi fizik, dhimbja, lodhja dhe ndryshimet në metabolizëm. Paqëndrueshmëria në këmbë, por edhe në kokë, janë ndryshimet që kalojnë të gjitha nënat në pritje gjatë pritjes së fëmijës. /Telegrafi/